Dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij, Biden: I kisha mbyllur në garazh, ishin të sigurta

Presidenti Joe Biden tha se ai i merr seriozisht dokumentet e klasifikuara pas zbulimit të një grupi të dytë dokumentesh të klasifikuara në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware.

"Ne do të shohim të gjitha këto të shpalosen, unë jam i sigurt," tha Biden për zbulimin.

Biden tha se garazhi ku u gjetën dokumentet ishte i kyçur, pasi gazetarët e pyetën pse i mbante aty dokumentet e klasifikuara.

"Corvette ime është në një garazh të mbyllur, kështu që nuk është sikur të kenë qenë në rrugë," tha Biden.

Kongresmenja, Nancy Pelosi të enjten teksa foli për grupin e dytë të dokumenteve të klasifikuara të Bidenit të gjetura në garazh, tha se kishte një ndryshim të madh krahasuar me hetime të tjera, pasi vetë njerëzit e presidentit amerikan po vinin në dispozicion dokumentet duke mos penguar qasjen në to.

“Epo, unë mendoj se ka një ndryshim të madh, njerëzit e Bidenit po sjellin dokumentet. Ata nuk po pengojnë qasjen në to ose njohuritë rreth tyre. Dhe mendoj se kjo është çështja në fjalë”-tha Pelosi.

Pelosi tha se nuk e dinte pse u deshën dy muaj që ekzistenca e dokumenteve të klasifikuara të zbulohej dhe u shpreh se ajo e mësoi për ekzistencën e tyre në të njëjtën kohë që edhe publiku e mësoi. 

Ndërkohë, ditën e djeshme pasi u bë public lajmi për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara gjatë kohës që Joe Biden ka mbajtur detyrën e zëvendës presidentit të SHBA-ve, ish presidenti Trump bëri thirrje që FBI të kontrollojë shtëpinë e tij. Kjo solli edhe zbulimin e dokumenteve të reja që Biden i mbante të mbyllura në garazhin e tij.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi