Dokumentet, Hamasi plan për të shfarosur fëmijët: Vritni gjithçka dhe merrni pengje, sulmoni shkollat dhe qendrat rinore

Dokumentet, Hamasi plan për të shfarosur fëmijët: Vritni gjithçka dhe merrni pengje, sulmoni shkollat dhe qendrat rinore

Pamje nga sulmi në Izrael

Shërbimet izraelite megjithëse me vonëse, kanë zbuluar harta e dokumente top secret të Hamasit, të cilët tregojnë për urdhërat dhe planin e sulmit në fshatin izraelit më 7 Tetor.  Një nga direktivat ishte ajo e vrasjes apo e marrjes peng fëmijët e shkollave

Në dokumentet e klasifikuara të organizatës sunite palestineze, të cilat ranë në posedim të rrjetit televiziv amerikan NBC përshkruhet fytyra e frikshme e Hamasit . 

Ndërsa planet e tij për të pushtuar  Izraelin dhe mënyra e organizimit zbulohen gradualisht, dokumentet e reja përfshijnë harta ajrore të sulmeve ndaj shkollave dhe një qendre rinore në kibutz Kfar Saad. Direktiva-“urdhri” për terroristët e Hamasit nuk lë vend për keqinterpretim: “Vritni sa të mundni, merrni pengje dhe largohuni shpejt për në Gaza”.

Hartat dhe dokumentet e gjetura nga autoritetet izraelite dhe media Hamasit zbulojnë një plan të koordinuar për të shfarosur dhe rrëmbyer fëmijët e vegjël në fshatin afër Gazës. Dokumentet janë të shënuara "Top Secret" në arabisht dhe u drejtohen "anëtarëve shumë të trajnuar" të Hamasit. 

Plani kishte dy pjesë: E para, trroristët e Hamasit të rrethojnë dhe depërtojnë fshatrat, duke synuar vendet ku mblidhen civilët, përfshirë fëmijët. Pastaj, jo vetëm për të hapur zjarr ndaj civilëve, por edhe për të rrëmbyer sa të munden, edhe fëmijë të shkollës fillore.

Hamasi, përveç synimit të shkollës fillore, planifikoi të sulmojë edhe qendrën rinore Bnei Akiva. Në një faqe të hartës, nën titullin "Manovra Tepër Sekrete", Hamasi udhëzon një njësi të sigurojë sulmin e saj në Kfar Saad në lindje, ndërsa një njësi tjetër do të kontrollojë anën perëndimore. “Vritni sa më shumë dhe merrni pengje” është direktiva mbizotëruese. Të gjitha hartat, sipas NBC, janë në duart e autoriteteve izraelite.  Një video e postuar në mediat sociale tregonte burrat e Hamasit duke bastisur një Kibuc më 7 tetor, gjë që konfirmon urdhrat dhe lëvizjet e tyre, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e hartës, komenton rrjeti.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor