DOKUMENTET/ Si u vra i mituri shkodran Pëllumb Pëllumbi nga rojet kufitare në ’90-ën! Zemërimi i Sigurimit deri në ekstrem, diskutohej dorëzimi i trupave

DOKUMENTET/ Si u vra i mituri shkodran Pëllumb Pëllumbi nga rojet kufitare në ’90-ën! Zemërimi i Sigurimit deri në ekstrem, diskutohej dorëzimi i trupave

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar disa dokumente mbi vrasjet në kufirin e Hanit të Hotit në kapërcyell të diktaturës. Mes ekzekutimeve që kanë bërë rojet kufitare është edhe i mituri Pëllumb Pëllumbi, vrasja e të cilit është shoqëruar edhe me protesta në Shkodër.

Në dokumente jepet informacioni që Sigurimi i Shtetit i dërgon Ministrit të Brendshëm të kohës lidhur me ngjarjen me lëndën: “Për disa shqetësime që janë krijuar nga dorëzimi i kufomave të vrara në kufi, familjeve të tyre për varrim”.

“Kortezhi me trupin e pajetë përshkoi qytetin, me thirrjet revoltuese : “Poshtë Partia”, “Ata po na vrasin djemtë tanë”, “Duam Liri, Demokraci”, raportohet se është filmuar në mënyrë të fshehtë nga Sigurimi i Shtetit. Ishte 14 qershori i vitit 1990, kur dy djem të mitur, Marjan Zef Ndoja dhe Pëllumb Nikoll Pëllumbi të datëlindjes 1973, kishin vendosur të arratiseshin drejt vijës kufitare të Hanit të Hotit. Ata ishin nisur bashkë me shpresën se do të mund të kalonin kufirin e diktaturës në kërkim të lirisë. Rojet kufitare i kapën dhe njërin prej tyre e ekzekutuan.

Raporti i Sigurimit të Shtetit në Ministrisë së Brendshme dilte në konkluzionin se: “Kemi mendimin se këto veprime i favorizon dhënia e kufomave, nga hetuesia, të personave të vrarë në kufi, i familjeve të tyre. Prandaj në raste të tilla, bazuar edhe në ligje ku kufomat të mos u dorëzohen familjeve”. Ngjarja, si shumë të tjera, ka ndodhur pas vendimit të datës 8 maj 1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, sipas të cilit kalimi i kufirit nuk konsiderohej më “tradhti ndaj atdheut”. Sigurimi raporton se në tentativën për të kaluar kufirin e Hanit të Hotit, në datën 11 qershor të vitit 1990 është vrarë në tentativë kalimi të kufirit Nini Rrok Hoti, 25 vjeç dhe në datën 19 maj 1990, Vat Marash Beci, 25 vjeç.”, shkruan Autoriteti.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi