“Toka jonë”, një ndër filmat më të njohur të Shqipërisë Komuniste nuk ishte një prodhim artistic por propagandë e regjimit për të goditur familjen Syku dhe per te shtetezuar tokat. Kjo e vertetë e hidhur del në dritë pas 6 dekadash.
Arkivi Qendror i Filmit dhe Autoriteti i Dosjeve, përmes dëshmive arkivore sollën në Lezhë historinë e vertetë të Gjon Nik Sykut, viktime e regjimit komunist që u persekutua dhe demaskua asokohe.
“Rasti i Gjon Nik Sykut është ndër më të rëndët në vend, me pasoja që zgjatën dekada: Sekuestrim i mbi 1 mijë hektarë tokë. Dënimet dhe persekutimet e familjareve. Përjashtim nga edukimi dhe mundësitë për punë, tha Paulin Zefi, historian.
"Është shumë e rëndësishme të mësojmë të vërtetën e deformuar nga regjimi i asaj kohe, për të kuptuar ndikimin mbi qytetarët dhe shoqërinë", theksoi Rovena Rrozhani nga Autoriteti i Dosjeve.
Ndërkohë në Pogradec, Autoriteti i Dosjeve organizoi një takim me pushtetin lokal, duke kërkuar prej tyre, të bëjnë verifikimin e personaliteteve që shpallen qytetar nderi.
Skënder Vrioni nga Autoriteti i Dosjeve theksoi se “disa nga këto verifikime kanë rezultuar negative, që do të thotë se disa persona kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit."
Autoriteti i Dosjeve sakaq po kryhen verifikime edhe për vendvarrimet masive, duke përdorur metoda speciale për të sqaruar të dhënat historike.
Komente










