DOKUMENTET/ Veliaj nxjerr blof Kryemadhin për 'Sami Frashërin': Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ajo turpin e ha me bukë

DOKUMENTET/ Veliaj nxjerr blof Kryemadhin për 'Sami Frashërin': Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ajo turpin e ha me bukë

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka nxjerrë sërish blof kryetaren e LSI Monika Kryemadhi lidhur me pronësinë tek “Sami Frashëri”. Ndryshe nga ato që deklaroi kryemadhi, Veliaj ka publikuar dokumentet nga Kadastra ku vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës. Ai ka ironizuar Kryemadhin duke deklaruar se ajo duhet çuar për shpifje ose për mjekim.

“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s'ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja - njësoj Samiu - do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.

Dokumentet e publikuara nga Bashkia Tirane

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Veliaj nxjerr videon live që po punohet te 'Sami Frashëri', i përgjigjet Tabakut: Cytet Mona me Jorin kush thotë marrëzinë më të madhe

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video live nga puna që po bëhet për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Veliaj ka ironizuar Tabakun dhe Kryemadhin duke deklaruar se “nuk është problem që u çmendën, por u çmendën të dyja njëherësh”.

“Sami Frashëri LIVE.  Nuk është problem që u çmendën, por u çmendën të dyja njëherësh. Cytet Mona me Jorin kush do thotë marrëzinë më të madhe, budallëkën më epik, histerinë më ekstreme.

Boll se latë nam - a keni cipe, a skuqeni para fëmijëve, a keni turp, a keni familje?”, shkruan Veliaj krahas videos live nga kantieri te “Sami Frashëri”.

 

Ora 13:55
Tabaku shkon tek shkolla 'Sami Frashëri': Pasi u bë inagurimi punimet nuk vazhdojnë

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ditën e sotme ka shkuar në vëndin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë e cila është shembur pak kohë më parë. Ajo shprehet se pasi u bë inagurimi punimet nuk vazhdojnë, dhe përsërit sërish katër pyetje publike për shëmbjen e shkollës, vlerën e lartë të rindërtimit të kësaj shkolle dhe  për firmën që do ta ndërtojë. 

"10 ditë mbasi shkolla Sami Frashëri është inauguruar punimi, nuk ka akoma asnjë lëvizje. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, kjo është fasada që u ka ofruar shqiptarëve për 7 vite dhe këtë vazhdon të ofroj edhe sot. Mbasi kemi javë që i bëjmë qeverisë dhe bashkisë disa pyetje, akoma nuk kemi asnjë përgjigje.

Pse shkolla Sami Frashëri u prish në mes të pandemisë në 24 prill pa pasur një projekt? Pse shkolla Sami Frashëri kushton 4.5 milion euro, ndërkohë që shkollat e tjera të ngjashme, të cilat ndërtohen me fondet e BE-së kushtojnë 700 mijë euro? Pse gënjeu Ahmetaj dhe Veliaj kur thanë që kjo shkollë do të ndërtohet me fondet e BE-së, ndërkohë që BE-ja konfirmon të kundërtën?

Kush janë firmat që fshihen pas ndërtimit të shkollës Sami Frashëri? Për shumë shqiptarë, fasada e Rilindjes ka rënë. Tërmeti dhe pandemia e treguan situatën e vërtetë të shtetit, treguan se si këto punojnë, treguan që mbasi fiken kamerat çdo gjë ndalon dhe shkolla Sami Frashëri është thjesht një shembull tjetër që shtohet në perlat dhe në bëmat e Rilindjes.

Shkolla Sami Frashëri është thjeshtë një shembull korrupsioni, babëzie, paaftësie dhe arrogance që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe sepse fotokopja në krye të bashkisë do të bëjë të njëjtën gjë që bën edhe kryeministri", tha Tabaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 05/11/2020 08:31

    O BALONE TAUKE PA BISHT,,PARA SE TE MERRESH ME PRONESINE E SAMIUT,;MERRU PAK ME PRONESINE E SHQUPIT,,SESI KALOI KJO PRONE E MINISTRISE TE MBROJTJES,,NE PRONESI TE NJE GRUPI HAJDUTESH...

    Përgjigju
  • Pelioni: 03/11/2020 17:02

    O tabak mos shko mi goce të djelën se është pushim,apo ju të shqupit flini gjumë nga e hëna në të shtune e të djelën e bëni punë,bravo shqupi,ky është variant tip lulush.

    Përgjigju
  • TARTALOZI: 03/11/2020 11:37

    O Erjon Veliaj mos u mer mor burr me wc publike si buçja monika pise fshatare. Ti vazhdo me punët e Tiranës se populli të vlerson mos u mer me partin qenef wc pd e superqenef wc lsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja