DOKUMENTET/ Zbulohet mashtrimi i Bashës, ja hipoteka që depozitoi për lejen apartament 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku ka bërë edhe dhomat pa leje

Përkundër reagimit zyrtar të PD-së, e cila mohoi ndërtimin e katër dhomave shtesë pa leje që kryetari Lulzim Bash aka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të në rrugën “Dervish Hima”, faktet tregojnë krejt të kundërtën. Në dokumentacionin e depozituar në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje për shtesë kati në periudhën kur ishte po vetë kryebashkiak, Lulzim Basha ka paraqitur certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën e apartamentit që zotëron 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku edhe ka bërë dhomat pa leje.

Çertifikata e indentifikimit të pasurisë e dorëzuar nga Basha

Formulari i pasurisë së Bashës

Lejen e ndërtimit Lulzim Basha e ka dhënë tek prona ku sot thotë se nuk është apartamenti i tij, por sikurse vërtetohet edhe nga këto dokumente, provohet tërësisht se shtëpia e tij në 2014, për të cilën i ka dhënë leje vetes është pikërisht në Kullën Nr. 1 siç duket në planimetrinë e lejes së ndërtimit.  

Planimetria e lejes së ndërtimit

Ndërkaq, banorët e dy kullave konfirmojnë se Basha banon në kullën Nr. 2, ku ka bërë shtesë pa leje dhe ka zaptuar tarracën, ndërsa ka dhënë me qira shtëpinë tjetër në kullën Nr.1, për të cilën i dha leje vetes në 2014.

Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Kjo tregon se ai ka diçka për të fshehur.

Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

Në banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”, kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Të ndara në katër këndet e katit të fundit ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 29/12/2018 08:47

    Kur nderton nje katundar pa leje shkon ne burg, po Luli?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë