-
Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?
Kur ka kulturë dhe formim perëndimor, pse Basha nuk sillet si perëndimor? Pse nuk tregohet i hapur, të thotë ja urdhëroni, kjo është shtëpia ime, apo mos ndodhta aty fshihet diçka tjetër? Mos ndoshta tek pasuria e Bashës fshihet edhe diçka tjetër? Çfarë fsheh apo nga çfarë ka frikë Lulzim Basha? Nëse është i pastër, i ndershëm dhe nuk ka probleme, pse nuk ua hap derën inspektorëve Lulzim Basha?
30 Dhjetor 2018, 13:53 -
I dha leje vetes, Veliaj sërish padi Bashës për shpërdorim detyre: Vendimi në konflikt interesi, të shpallet i pavlefshëm
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur sërish paraardhësin e tij Lulzim Basha, këtë herë për lejen e ndërtimit që i dha vetes. Basha është paditur për shpërdorim detyre pasi i firmosi vetes leje në konflikt interesi. Gjithashtu Veliaj kërkon pavlefshmërinë e kësaj leje të dhënë për ndërtim në katin e 13 të pallatit ku banon Basha. Report Tv siguron padinë që kryebashkiaku ka bërë kundër liderit të PD-së.
29 Dhjetor 2018, 13:39 -
DOKUMENTET/ Zbulohet mashtrimi i Bashës, ja hipoteka që depozitoi për lejen apartament 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku ka bërë edhe dhomat pa leje
Në dokumentacionin e depozituar në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje për shtesë kati në periudhën kur ishte po vetë kryebashkiak, Lulzim Basha ka paraqitur certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën e apartamentit që zotëron 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku edhe ka bërë dhomat pa leje.
28 Dhjetor 2018, 12:46 -
Veliaj padit Bashën dhe Tabakun për shpifje për projektin e Unazës së Re dhe shkelje me lejet që i dhanë vetes
Erion Veliaj ka depozituar në gjykatë një padi për shpifje për kryetarin e PD, Lulzim Basha, ashtu edhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Gjithashtu kryebashkiaku ka paditur po Bashën dhe Tabakun për lejet e ndërtimit që i dhanë vetes.
27 Dhjetor 2018, 13:20 -
Ndërtimi pa leje i Bashës, si një radiografi e karakterit të tij!
Pasi i ka dhënë leje vetes, mbi një pasuri që është e gjithë banorëve, dhe pasi ka kontraktuar një kompani ndërtimi për ta zhvilluar tarracën, në momentin e zbardhjes, ai nuk e ka paguar taksën vet si përfitues i pronës, por ja ka mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës që ajo i detyrohej bashkisë.
22 Dhjetor 2018, 22:20 -
'Unaza e Re'/ Basha në protestë me banorët: Rama do mbajë përgjegjësi ligjore, anulojmë koncesionet
Lulzim Basha denoncoi sërish se plani i zonës te "Astiri" u ndryshua për të mbrojtur kompleksin e Edmond Begos, një biznesmen i akuzuar për trafik droge që sipas demokratëve ka miqësi me Taulant Ballën, duke e orientuar drejt banesave të qytetarëve të cilat do shemben.
22 Dhjetor 2018, 17:57 -
I dha vetes leje për katin e 13-të, Basha pyeti vajzën e tezes së gruas në Bashki a ishte në konflikt interesi (Dokumenti)
Lindita Dedëgjoni, vajza e tezes së Aurela Bashës, në pamundësi për të dhënë një përgjigje në favor të kushërirës dhe shefit të saj (Lulzim Basha), i drejtohet ILDKPKI për të interpretuar ligjin, të shkruajtur e zeza mbi të bardhë, nëse është apo jo kryetari i bashkisë në konflikt interesi për t’i dhënë vetes një leje ndërtimi.
22 Dhjetor 2018, 15:33 -
Skandal / ILDKP-ja informoi Bashën që në 2014 se leja e ndërtimit dhënë vetes është në konflikt interesi (Letra)
Publikohet letra që ILDKP i dërgoi Lulzim Bashës më 30 korrik 2014, ku shihet se nga komunikimi me Bashën, asokohe kryetar Bashkie, ILDKP i kujton se leja që ai do të jepte për veten e tij ishte në konflikt të hapur interesi. Basha tha dje se për lejen e tij kishte marrë miratim nga ILDKP. Nga komunikimi vërtetohet se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.
22 Dhjetor 2018, 12:13