Kryetari i PD Fier: Skandal në kompaninë Albetrol, pushohen 300 persona nga puna për një javë, vendosen të rinj

Kryetari i PD Fier: Skandal në kompaninë Albetrol, pushohen 300 persona nga puna për një javë, vendosen të rinj

Kryetari i PD Fier, Luan Baçi

Kryetari i PD-së në Fier, Luan Baçi ka denoncuar veprimet korruptive të drejtuesve të kompanisë Alpetrol, nisur nga apeli i punonjësve të saj.

Ai ka publikuar apelin e punonjësve duke theksuar se aty tregohen qartë, emërimet që janë bërë gjatë kohës që kanë qenë në ristrukturim dhe të trembur nga situata e krijuar prej koronavirusit.

“Më poshtë sms e tyre si dhe një urdhër kompromentues, ku tregon qartë, emërimet që janë bërë, gjatë kohës që kanë qenë në ristrukturim dhe të trembur nga situata e krijuar, revokojnë urdhërin e bërë më parë me një urdhër tjetër, duke i vendosur numrin e një tjetër shkrese”, ka shkruar Baçi.

Apeli i punonjësve:

Ne një grup punonjësish të Albpetrol duam të denconcojmë veprimet arrogante dhe antiligjore të administratores Eriola Muka e cila në situatën e një pandemie botërore ka urdhëruar këtë javë që të hidhen në rrugë këto ditë rreth 300 punonjës të qyteteve Patos,Fier,Kucovë,Ballsh etj.

Ushtarët e saj kanë bërë njoftimet se punonjësve po u mbyllet marrëdhënia e punës. Parashikohet që heqja e punëtorëve të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke e cuar numrin e  të larguarve në 600 veta. Kryeministri Edi Rama i kërkon kompanive private të shesin vilat dhe pasuritë personale që të mbajnë njerëzit në punë kurse Albpetroli kompani shtetërore heq 300 veta brenda javës.

Poshtërisia dhe pafytyrsia e Eriola Mukës vazhdon edhe më tej pasi ajo ka emëruar nga muaji Tetor 2019 dhe deri më sot rreth 50 punonjës të rinj të ardhur nga Tirana, Librazhdi etj, që nuk kanë punuar ndonjëherë në sistemin e naftës. Të gjithë janë kushurinj apo të afërt të rrethit të saj të ngushtë. Në po të njëjtën ditë që ka hedhur në rrugë 33 punonjës (11 mars 2020) ka emëruar 19 punonjës të rinj. Kështu ka vazhduar cdo ditë.

E trembur nga shkrimet e publikuara dje për këtë cështje sot zagarët e saj po përpiqen të mbulojnë krimin e kryer duke nxjerrë një urdhër me datë të kaluar për të fshehur gjurmët e emërimeve të reja që i ka bërë në kundërshtim me ligjin që e detyron të sistemojë njëherë naftëtarët para se të marrë njerëz të rinj. Pastaj ca kuptimi kanë shkurtimet kur t’i merr njerëz të rinj?

Po ju bashkengjisim urdhrin 68 që ka nxjerrë sot por po mundohet ta shesë sikur është bërë në datë 26 duke e fallsifikuar. Po ju japim dhe urdhërin e vërtetë me numër 68 që është nxjerë në 30 Mars.

Ju lutemi ndërhyni që prokuroria dhe SPAK të vijnë dhe sekuestrojnë këto dokumenta të falsifikuara dhe t’i vënë këta kriminelë që luajnë me bukën e fëmijëve tanë para ligjit.

Këta të pashpirt kanë shpërndarë rrogat e administratës dhe kanë marë rrogat miliona lekëshe për veten e tyre kurse rrogën e muajit shkurt të punëtorëve nuk na e kanë dhënë akoma.

Vetë Eriola Muka si Administratore dhe Administrata në Zyrat e Tiranës me qera mujore 6000 Euro në muaj, për shkak të situatës së koronavirusit kanë 3 javë që nuk dalin në punë por punojnë nga shtëpia, ndërsa ne punonjësit e tjerë dalin me detyrim, pa maska, pa kushte dhe pa siguri ose pushohen nga puna. Edhe para kësaj periudhe, Eriola Muka në seline e kompanisë në Fier ka ardhur brenda 6 muajsh vetem 12 herë dhe jep urdhera nga kati i 7-të i Sky Toëer në Tiranë.

Para disa ditësh në Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës Kucovë, për fat të keq u aksidentua në punë një punonjës me pasojë vdekjen (saldatori L.F) sepse Eriola Muka dhe drejtuesit e tjerë nuk kanë marrë asnjë masë për kushtet e sigurisë në punë. Asnjë nga drejtuesit kryesorë nuk është inxhiniere kundërshtim me rregulloret e shoqërisë. Për këtë aksident me pasojë vdekjen nuk u pyet asnjë nga drejtuesit e shoqërisë por u arrestua kolegu i tij.

Ju lutem ndërhyni që këtë cështje ta ndjekin organet kompetente të na japin rrogën të kthejnë vendimet e paligjshme për pushim kolektiv dhe të anullojnë të gjitha emërimet e reja.

Foto nga dokumentet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lari: 11/04/2020 15:20

    Po keshtu jeni ju kuadrot.zagaret e Rames dhe zagaret e Bashes.tani jeni ju zagaret e bashes ne gjah .me pare ishin ata te rames per gjah.ham.ham jute bashes ham.ham ata te rames.te dy grupeve ju q...e kina robt e shpines tu ngjisi virusin.

    Përgjigju
  • beni: 10/04/2020 20:40

    Hidheni ne gjygj kompanine,,,deri ne Strasburg po qe nevoja,,...ose te paguaje rrogat per 10 vjet,,,//

    Përgjigju
  • Dori: 10/04/2020 19:55

    Reagimi i Albpetrol: Në vazhdën e sulmeve politike dhe shpifjeve që vijnë nga Partia Demokratike në adresë të Albpetrol sh.a jemi të detyruar të sqarojmë opinionin publik. Kryetari i PD-së Fier, Luan Baçi, përmes publikimit të shkresave herë me vulë dhe herë pa vulë kërkon të trillojë një histori duke përfshirë punonjës imagjinarë dhe fakte të pavërteta. E vërteta është shumë e thjeshtë: Në kuadër të situatës të krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe situatës të vështirë për shkak të uljes të çmimit të naftës në të gjithë botën, për të ulur ndikimin negativ në financat e kompanisë, në zbatim të VKM Nr.243, datë 24.03.2020 "Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore" Albpetrol sh.a ka hartuar një Plan Masash Shtrënguese organizative, financiare dhe operacionale. Një ndër këto masa është edhe anulimi i të gjitha emërimeve të reja, apo edhe anulimi i të gjithë procedurave të prokurimit, përveç atyre emergjente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI