Pas Prokurorisë dhe Departamentit të Administratës Publike, edhe Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil rrëzon ministren Karabina, duke konsideruar si të paligjshëm vendimin e pezullimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca.
Në bazë të këtij vendimi, ministrja e ka tashmë të pamundur që të pengojë rikthimin e menjëhershëm në detyrë të Ndrecës.
Më herët, Ministrja e re e Arsimit pati argumentuar pezullimin e funksionarit më të lartë civil brenda Ministrisë së saj me një hetim, që sipas saj kishte nisur ndaj Ndrecës prej Prokurorisë së Krujës.
Mirëpo e gjitha kjo doli që ishte një gënjeshtër e trashë e ministres dhe se sulmi ishte politik.
Kjo sepse pas interesimit në Prokurorinë e Krujës, kjo e fundit lëshoi një dokument në të cilin shkruhej se nuk kishte nisur asnjë procedim ndaj shtetasit në fjalë.
I njohur me faktet, Komisioneri i Shërbimit Civil mori sot një vendim, që urdhëron kthimin e menjëhershëm në punë të Ndrecës.
“Në këto rrethana, Ministri nuk e ka kompetencën ligjore që të pezullojë nga shërbimi civil Sekretarin e Përgjithshëm të institucionit, por këtë tagër e ka vetëm gjykata, në rastin e një procedimi penal”, lexohet në vendimin e Komisionerit.
Por, edhe nëse do të kishte një hetim në zhvillim nga ana e Prokurorisë, Komisioneri shpjegon në shkresën e tij se përsëri, në bazë të ligjeve në fuqi, nuk do të ishte në kompetencë të Ministrit shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm.
Në faqen e dytë të këtij dokumenti, Komisioneri shkruan: “Në këtë këndvështrim, Ministri i Arsimit dhe Sportit ka vepruar në kapërcim të kompetencave të tij ligjore”.
Më përpara, edhe Departamenti i Administratës Publike e kishte konsideruar shkarkimin e Ndrecës si anti-ligjor.
Kështu gënjeshtra e ministres Karabina është çmontuar plotësisht brenda dy ditësh./Lexo.al
Vërtetimi nga Prokuria

Vendimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
/Shqiptarja.com