Ka vite që në Bashkinë Shkodër flitet për mungesë fondesh, mungesa të cilat detyrimisht janë përkthyer në mungesë investimesh për bashkinë më të madhe në veri të vendit, por asnjëherë nuk është folur për të ardhura që ky institucion mund t'i kishte shtuar në arkën e të ardhurave.
Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar një dokument që flet qartë për një “gropë” të madhe të të ardhurave të bashkisë Shkodër nga mos vjelja e detyrimeve ndër vite.
Në bazë të shkresës, Bashkisë Shkodër, i mungojnë mbi 1 miliard lekë kjo e përllogaritur nga viti 2006-2022, për detyrime të papaguara ndaj Bashkisë Shkodër.
Një shifër e konsiderueshme që flet qartë edhe për mungesën e vëmendjes nga ky institucion për të mbledhur të ardhurat e veta të cilat përkthehn në investime për qytetarët. Mos vjelja e gjobave të IMT, është zëri më shumën më të madhe në “gropën” e të ardhurave nga bashkia e Shkodrës me 453,707,472 lekë, e cila pasohet më pas me detyrimet në infrastrukturë 254,935,580, për të vijuar me Tarifë pastrami 128,540,569 lekë dhe Sekuestrime me 183,640,028 lekë.
1 miliard lekë, apo 10 Miliard lekë të vjetra, e përkthyer në investime sa 6 kontrata të rrugës së Dukagjinit. Shifër kjo që Shkodrës do ti kishin bërë punë për shumë nevoja që ky qytet apo njësitë administrative kanë dhe përballë tezës së mungesës së parave duket se është hendeku më i madh I krijuar gjatë drejtimit të Bashkisë Shkodër në vite!
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Shkodër/ Dhunuan 62-vjeçarin për një vendparkimi, gjykata cakton arrest me burg për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin! Avokati: S'ka akuza për çështje të tjera
25 Janar, 09:41
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Shkodër, granata dhe armë në banesë, në pranga 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi, nën hetim i ati (EMRAT)
23 Janar, 13:06
-
Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore
23 Janar, 09:12
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica (VIDEO)
22 Janar, 14:08