DOKUMENTI/ Drejtorët e PD dhe
LSI firmosën për rrugën në Shkozë 

TIRANE-Protestës së banorëve të Shkozës ditët e fundit u janë bashkuar edhe dy forcat politike në opozitë, PD dhe LSI.
 
Por, referuar dokumenteve, në 3 qershor të vitit 2013 drejtori i emëruar në atë kohë nga PD në krye të ARRSH, Andi Toma ka bërë kontratën e rrugës.
 
Ndërsa më 4 nëntor të vitit 2016 drejtori i emëruar nga LSI në krye të ARRSH, Dashamir Xhika e ka amenduar/shtuar kontratën e cila po zbatohet sot.
 
Ndërkohë që e ftuar sot në Report Tv, Grida Duma tha se në projektin Basha prekeshin vetëm 10-15 banesa, ndërsa në projektin aktual 153 familje.
 
Banorët e Shkozës prej disa ditësh po zhvillojnë protesta kundër prishjes së banesave të tyre për shkak të zgjerimit të rrugës.
Andi Toma
Dosja me firmen e Andi Tomes ne 2013

Dosja me firmen e Dashamir Xhikes ne 2016
Dosja me firmen e Dashamir Xhikes ne 2016



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove