Dokumenti: Emri i Berishës në dosjen Gërdeci

Sipas dëshmive që dolën nga blloku i sekretares së Ministrit të Mbrojtjes në 2008, rezultoi që Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë. Te gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës. Në një faks të nisur nga Ministria e Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, ish-ministri Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori. Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte i përfshirë në këtë biznes, ishte ajo e Rrahman Selmanllarit, një mik i vjetër i tij.I thirrur nga prokuroria Selmanllari pranonte se kishte miqësi me Shkëlzen Berishën. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike