Dokumenti i hetimit per Dhurara Merlika

Dokumenti i hetimit per shtetasin Dhurara Merlika

Me vendimin nr. 163 Akti, date 12.09.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur ka vendosur lejimin e pergjimit te numrit te telefonit 0682020483 ne perdorim nga shtetasi Kristaq Thanasi per nje peridhe 15 (pesembedhjete ditore) nga data 12.09.2011 ora 16:00 deri ne date 27.09.2011 ora 16:00. Gjate kesaj periudhe kohore jane bere biseda ne interes te hetimit sipas permbledhjes se transkiptimeve te bisedave telefonike ne periudhen kohore 12.09.2011 deri ne 26.09.2011 bashklidhur kesaj kerkese. Gjate ketyre bisedave te transkiptuara jane evidentuar te tjere persona qe bashkepunojne me shtetasin Kristaq Thanasi duke u implikuar ne veprimtari te kundraligjshme e korruptive.

Konkretisht:
Ne date 17.10.2011 shtetasi Dhurata Merlika me nr. 0672057701 flet me Moisiun dhe e njofton se ka marrë ankesa nga subjekte të ndryshëm se pikat të ndryshme karburanti ndër të cilat dy në Kruje japin sasi me pak (mangut) dhe se janë pa u kontrolluar fare. Sipas saj aty ka shkuar një ditë dhe Kristaq Thanasi dhe nuk i ka bërë dot. Gjithashtu nga biseda ajo e vë në dijeni drejtorin për faktin se këto pika kanë nga 4 (katër) vjet pa u kolauduar.

Pas këtij momenti Dhurata është telefonuar nga Armand Xhika i cili e pyet se cfarë problemi ka konstatuar. Kjo bisede është bërë tre minuta pasi Dhurata ka mbyllur bisedën me drejtorin dhe dyshohet se ky i fundit ka komunikuar me Armandin dhe i ka bërë prezent shqetësimin e Dhuratës. Armandi i thotë që ka shkuar aty dhe nuk duan të paguajnë ndërsa Dhurata i thotë që ka shkuar me Taqon (Kristaqin).

Vec kësaj janë vërejtur edhe një sere veprimesh të dyshimta nga kjo shtetase dhe me konkretisht në datën 04 Prill 2011 pranë subjektit Bar Kafe në pronësi të shtetasit Servet Vrapi në Rr. Siri Kodra ka vendosur një etiketë kolaudimi pa numër.

Po kështu nga verifikimet e bëra rezulton se pranë subjektit Bar Kafe “Kisas” në pronësi të shtetasit Pal Gjokaj, kjo shtetase ka kërkuar një shumë prej 1050 (njëmijë e pesëdhjetë) Lekësh dhe nuk ka lënë as faturë , as etikete dhe dyshohet se nuk ka bërë kolaudim fare.

Në Rr. Siri Kodra në datën 04 Prill 2011 në supermatketin e shtetases Sanije (Aida) Xeka, ka vënë nje etikete të vitit 2010, pa datë dhe numër, pa faturë dhe mandat pagesë, nuk ka bërë asnjë veprim për kolaudimin e saj dhe i ka kërkuar subjektit një shumë prej 2040 (dymijë e dyzetë) Lekë.

Nga të dhënat e mesipërme rezulton se, krijohet dyshimi i arsyeshëm se kjo shtetase i ka përvetësuar këto shuma parashë duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e figurës së veprës penale të “Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren”, parashikuar nga neni 135 i K.Penal.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi