Gjate hetimit paraprak eshte bere sekuestrimi i mandat pagesave dhe i pullave ne fjale te perdorura nga personat e paautorizuar eshte bere ne objektet private “Furre Buke” Flamur Ahmeti si dhe “marketi” i shtetases Miranda Goci. Te dy keto aktivitete gjenden ne rrugen “Sadik Petrela” Tirane.
Po ashtu jane pyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per rrethanat e ngjarjes shtetasit Flamur Ahmeti dhe Miranda Koci. Ne deklarimet e tyre keta shtetas shpjegojne ngjarjen dhe mekanizmin e saj te ndodhur ne date 15.02.2011. Ata shpjegojne me hollesi se: Dy burra te moshes rreth 38-40 vjec kane shkuar ne aktivitetin e tyre privat dhe jane prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe sipas tyre mbulonin kete zone. Ata mbanin te varur ne qafe dhe nje dokument identifikimi te institucionit. Keta dy persona u kane thene se do benin kualidimin e mjeteve matese dhe pasi kane kryer disa verifikime ata kane plotesuar mandatet e arketimit, kane marre pagesen e shumes sipas ketij mandati, ku nje kopje u kane lene ketyre subjekteve dhe kane vendosur ne objeket matese nga nje pulle (etikete pagese kualidim peshoreje), e vogel ne forme vezake, me ngjyre bardh e blu ku ne pjesen e brendshme ka mbishkrimin “Republika e Shqiperise, Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise”. Ne deklarimet e tyre ata sqarojne se : Pas rreth 1.5 muajsh u ka shkuar nje burre rreth 50 vjec i cili u eshte prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane qe mbulonte ate zone. Sapo ka hyre ai ka konstatuar me habi etiketat e vendosura ne mjetet matese dhe i ka pyetur se kush i kishte vendosur. Ai eshte informuar sa me lart per gjithcka kishte ndodhur dhe pasi pa dhe mandat pagesat u tha se ata persona nuk mund te jene koleget e tij sepse kjo eshte zona qe mbulon ai dhe se askush tjeter nuk mund te ushtroje detyren e tij ne kete zone.
Te dy administratoret e ketyre aktiviteteve te lartpermendura japin pershkrime dhe karakteristika te sakta te dy shtetasve te paraqitur si inspektore te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe shtojne se po ti shohin jane ne gjendje per ti njohur.
Me vendimin nr. 163 Akti, date 12.09.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur ka vendosur lejimin e pergjimit te numrit te telefonit 0682020483 ne perdorim nga shtetasi Kristaq Thanasi per nje peridhe 15 (pesembedhjete ditore) nga data 12.09.2011 ora 16:00 deri ne date 27.09.2011 ora 16:00. Gjate kesaj periudhe kohore jane bere biseda ne interes te hetimit sipas permbledhjes se transkiptimeve te bisedave telefonike ne periudhen kohore 12.09.2011 deri ne 26.09.2011 bashklidhur kesaj kerkese. Gjate ketyre bisedave te transkiptuara jane evidentuar te tjere numra (persona) qe bashkepunojne me shtetasin Kristaq Thanasi duke u inplikuar ne veprimtari te kundraligjshme e korruptive. Dhe keta numra (persona) jane vene) ne pergjim telefonik me Vendim te Gjykates se Shkalles e Pare per Krimet e Renda.
Konkretisht: Njëri nga këta persona që dyshohet si bashkëpunëtori kryesor i personit nën hetim Kristaq Thanasi në terren dhe në lidhje me subjektet është shtetasi Sokol Lami me detyrë shofer pranë këtij institucioni. Personi nën hetim Sokol Lami në bashkëpunim me personin tjeter nën hetim Kristaq Thanasi, kanë shkuar në subjekte të ndryshëm dhe u kanë lënë etiketa kolaudimi të vitit 2010 në shkëmbim të shumave prej 1500-2000 Lekë, duke u lënë dhe një mandat-pagesë. Në këto m,adate ata nuk kanë shkruar as emrat e tyre por kanë nëshkruar duke bërë një firmë thjesht shkaravinë.
Një rast tjeter ku këta persona kanë kryer këtë veprimtari është në Rr Babë Rexha sot Rr. “Vace Zela” në subjektin Engjellushe Veizi ku këta persona dyshohet se kanë plotësuar një librezë të peshëmatjes kundrejt vlerës 2500 Lekë dhe nuk kanë lënë asnjë mandat pagesë, dhe as faturën tatimore.
Një rast tjetër është në po këtë rrugë, në dyqanin në pronësi të shtetases Peme Fejzo, ku këta persona pasi janë prezantuar si inspektorë ku ata kanë kërkuar të njëjtën shumë për kolaudimin e peshores dhe nuk kanë lëshuar as faturë tatimore dhe as mandat pagese si dhe nuk kanë bërë asnjë veprim për kolaudimin e peshores në fjalë.