Dokumenti i ri Papnor: S'hiqet dorë
nga doktrina e martesës burrë-grua

Dokumenti i ri Papnor: S'hiqet dorë<br />nga doktrina e martesës burrë-grua
Selia e Arqipeshkëvisë Tiranë-Durrës mbajti sot një konferencë shtypi për paraqitjen e dokumentit të ri të Papa Françeskut rreth dashurisë familjare.

Dokumenti papnor me titull “Amoris Laetitia” (Hareja e dashurisë) ka ngjallur debate në mediat botërore për shkak të disa temave të rëndësishme që trajton për tolerancën e marrëdhënieve njerëzore dhe çështjet martesore 

Sekretari ipeshkovnor, Don Gjergj Meta tha se ky dokument i Papës është një himn modern i dashurisë. 

Përfaqësuesi i Papa Franceskut Sh, T, Mons Ramiro Moliner Ingles paraqiti zyrtarisht përmbajtjen e dokumentit që Papa Francesku e firmosi ne 19 marsin e kaluar dhe e bëri publik më 8 prill 2016.

Sh,T.Monsinjor Moliner u shpreh se çelësi i leximit të këtij dokumenti është toleranca e ideve të ndryshme dhe shprehja e mëshirës hyjnore. “Nuk hiqet dora nga doktrina e martesës burrë-grua”, - tha përfaqësuesi i atit të shenjtë në Shqipëri

Ndërsa Monsinjor George Frendo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si do të vepronte kisha pas reformimit të ligjeve për martesat e të njëjtit seks.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri