Dokumenti/ Ideja gjeniale e korçarit për t'u arratisur jashtë shtetit nga Ohri në '89...vetëm me një tub ajrimi e kamerdare

Dokumenti/ Ideja gjeniale e korçarit për t'u arratisur jashtë shtetit nga Ohri në '89...vetëm me një tub ajrimi e kamerdare

Në kohën kur nuk lejohet kalimi i kurifit, një korçar kishte gjetur një mënyrë origjinale për t'u arratisur nga liqeni i Ohrit. Ideja ishte e mirë, por fatkeqësisht policia e pikasi pa arritur që të vinte në zbatim planin. Ai ishte pajisur me kamerdare dhe një tub ajrimi që i kishte futur në një çantë, e cila tërhoqi vëmendjen e efektivëve dhe solli dhe arrestimin e tij.. Në dokumentin zyrtar të publikuar nga Kastriot Dervishi, për arrestimin e tij, shkruhej se ishte "nxitur nga emisionet e huaja televizive".

"Në 7 korrikun 1989 një shtetas është përgatitur me një mënyrë origjinale për t’u arratisur nga liqeni i Ohrit. Quhej Flori Adem Gjona, i vitlindjes 1964, nga Floqi i Korçës. Përpjekja e tij ngeli në tentativë për shkak të lëvizjeve të rakorduara mirë gjatë fazës së përgatitjes. Ka përgatitur kamerdare dhe një tub ajrimi, të cilët i ka futur në çantë. Kështu ka shkuar në Pogradec në zonën ku rrinin pushuesit. Veprimet e tij, sidomos çanta, ka rënë në sy të punonjësve të policisë, Thoma Vako dhe Agron Hoxha, të cilët i kanë kërkuar të kontrollojnë çantën. Është arrestuar këtë datë. Gjykata e Rrethit Pogradec me vendimin nr.91, datë 24.7.1989 e deklaroi fajtor kryesisht në bazë të nenit 47/gj të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Në justifikimin e vendimin thuhej se i pandehuri ishte nxitur “nga emisionet e huaja televizive, i ka lindur mendimi kriminal për të bërë veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit”. Gjykata e lartë me vendimin nr.99, datë 22.8.1989 ia përgjysmoi dënimin në 5 vjet", shkruhet më dokument.

I pandehuri gjatë eksperimentit hetimor të hetuesisë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 11/08/2019 17:46

    O milet kush shikonte dicka dhe nuk tregonte hante burgun ateher ishte qetsiiii absolute edhe mizat nuk ecnin

    Përgjigju
  • Enver Hoxha: 09/08/2019 23:32

    Ç'kini mo qe shqetesoni? Pupu ç'qenka bere ketu! Po kthehem te fle isha me i qete

    Përgjigju
  • Geke: 08/08/2019 09:22

    O Enver jo sa canta te dyshimta levizin por sa maune ore maune te dyshimta levizin e nuk i kap dot.....

    Përgjigju
    • Vlora: 09/08/2019 09:53

      Te ngrihet Enveri nga varri dhe te shohe ca behet bie ne koma.

    • Enveri: 08/08/2019 10:38

      Imagjino vlonjatët më qindramijëra skafe, puntorë të palodhur, detarë të sprovuar. Hahahahahaha

  • Enveri: 08/08/2019 09:11

    Imagjinoni ç shtet të fortë kishte krijuar Enveri sa jo vetëm me një polic kontrollonte nje qytet të tërë por dhe vetëm një çantë binte në sy. Po sot sa çanta të dyshimta lëvizin ?

    Përgjigju
    • Hasani: 08/08/2019 19:11

      Zoti xXx,tani kemi shpetuar: nuk ka me spiune.Jemi te gjithe njelloj!

    • xXx: 08/08/2019 11:03

      Enveri kishte futur spiunllekun ne cdo qelize te shoqerise shqiptare te asaj kohe...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën