1698679538_4444.jpg

Godina qeveritare izraelite

Media izraelite Haaretz, ka publikuar një dokument sekret izraelit i cili tregon se si do të procedohet me zhvendosjen e civilëve në Gaza drejt Sinait në Egjipt.

Bëhet me dije se dokumenti kofidencial ka rrjedhur nga shërbimet inteligjente të Izraelit.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, e kontaktuar  nga “Haaretz” është përpjekur të krijojë përshtypjen se është një dokument jo aq i rëndësishëm.

.“Këto ishin vlerësime fillestare që qeveria nuk i merr parasysh sepse jemi fokusuar në luftë tani dhe jo në të nesërmen”.-ka deklaruar zyra e kryeministrit të Izraelit.

Dokumenti mban datën 13 tetor dhe flet mbi krijimin e “qyteteve” në territorin egjiptian, ku duhet të zhvendosen civilët e Gazës, trasmeton La Repubblisa.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza