Dokumenti/ Kandidati i PD-së në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria për abuzim me detyrën

Dokumenti/ Kandidati i PD-së në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria për abuzim me detyrën

Një nga kandidatët kryesorë të Partisë Demokratike në Shkodër, përkatësisht Zef Hila, është nën hetim nga Prokuroria për abuzim me detyrën e zyrtarit publik.

Zef Hila, i cili ndodhet i pesti në listën e Partisë Demokratike të Shkodrës, ka qenë për një kohe të gjatë kryetar i komunës së Bushatit, si dhe më pas në vitin 2015 u zgjodh kryetar i Bashkisë Vau i Dejës, kur me reformën e re administrative Bushati dhe fshatrat rreth tij u bënë pjesë e kësaj njësie të re administrative.

Prokuroria e Shkodrës, siç bëhet e ditur nga një dokument që disponon TemA, thekson se kërkon dokumente për 29 leje ndërtimi të dhëna nga Zef Hila, dokumente që do të shërbejnë për “procedimin penal”, së cilës ju referohet.

Në shkresën e datës 21.09.2020, Prokuroria e Shkodrës thekson: “Për qëllime të procedimit penal nr 1684, kërkojmë të na dërgoni fotokopje të njësuar me origjinalin, të dokumentacionit që është administruar në 29 leje ndërtimi/zhvillimore, fotokopje e të cilave u bashkëlidhet shkresës. Për arsye afatesh hetimi, të na ktheni përgjigje brenda 5 ditëve nga marrja e shkresës”.

Shkresa mban firmën e kreut të Prokurorisë së Shkodrës Albert Murçaj.

Faza e mëpastajme e këtij “procedimi penal”, siç thuhet në shkresë, ende nuk mësohet në detaje, pasi bëhet fjalë për çështje që janë brenda sekretit hetimor.

Megjithatë, vetë ky dokument bën të ditur se kemi të bëjmë me një investigim të një game të gjerë që përfshin 29 leje ndërtimi dhe zhvillimore të dhënë nga ish-kreu i bashkisë së Vaut të Dejës.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Zef Hila, u shkarkua në vitin 2019 nga detyra,nga ana e Këshillit të Ministrave, pasi si pasojë e veprimeve të udhëhequra nga Hila u sulmua me molotov Komisioni Zgjedhor i Administrimit Zonal të bashkisë Vau Dejës.

Si pasojë e sulmit u dëmtuan materialet zgjedhore dhe u plagosën tre punonjës së Policisë së Shtetit.

Vendimi u mor 2 ditë para zgjedhjeve locale të 30 qershorit 2019. Sipas mediave kombëtare dhe locale, në atë kohë u tha se sulmin ndaj KZAZ e drejtonte vëllai i kryebashkiakut të atëhershëm Zef Hila.

Propozimi i shkarkimit të Hilës u bë nga ministry i Brendshëm i kohës, Sandër Lleshaj, i cili deklaroi se “KZAZ numër 6 u sulmua nga punonjës së bashkisë së Vaut të Dejës, që po përdoren si banda militare”. Ndërkaq, ministry tha se do të ketë edhe denoncim për hetim penal.

Siç bëhet e ditur nga burime të TemA, Hila është nën hetim për lejet e ndërtimit për 4 ujësjellësa që nuk u ndërtuan asnjëherë, por edhe objekte të tjera ndërtimore e zhvillimore që nuk panë dritën e konkretizimit.

Ndërkaq, mësohet se Zef Hila është nën hetim edhe për disa prokurime që ka kryer gjatë kohës kur ka qenë kryetar i komunës Bushat, pra përpara vitit 2015. Zef Hila ka drejtuar atë komunë nga viti 2007 deri në vitin 2015.

Situata është në dinamikë dhe sipas ligjit të dekriminalizimit, Zef Hila nuk do të duhet të jetë kandidat për deputet.

Ka gjasa që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta shqyrtojë këtë çështje  me detaje dhe sipas gjasave do të kërkojë dokumentet autentike nga ana e Prokurorisë.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot nga Elbasani, ku u takua me numrat 2 të PS-së dhe PD-së se do të ketë skualifikime të reja të kandidatëve për deputetë./Tema

Vendimi i prokurorise Shkoder

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 11/03/2021 03:35

    Kemi arrit ne kete derexhe qe te kemi kafshet e pyllit deputet.

    Përgjigju
  • Pali: 10/03/2021 22:44

    Eh si dalin letrat e prokurorise sheshit. Ky po qe eshte shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive