Dokumenti koordinon punën
e institucioneve ligjzbatuese

Dokumenti koordinon punën<br />e institucioneve ligjzbatuese
TIRANE- Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare përcakton fuqizimi ne agjencive ligjzbatuese në sigurimin e sigurisë kombëtare. Në relacionin që i është paraqitur për këtë dokument theksohet se të gjitha institucionet duhet që të rakordojnë punën ndërmjet tyre në mënyrë që të garantohet siguria kombëtare.

Përgjegjësia kryesore institucionale për zbatimin e SSK-së i lihet Këshillit të Ministrave, institucioneve në varësi të tij dhe ministrive të linjës ,ndërkohë, Kuvendi i RSH-së ngarkohet me monitorimin e zbatimit të Strategjisë. Risi e SSK 2014 është se Kryeministri kërkohet t’i paraqesë Kuvendit dhe Presidentit të Republikës një raport të përvitshëm për gjendjen e sigurisë kombëtare si dhe Direktivën Vjetore të Sigurisë së RSH-së.

Krahas kësaj, ky dokument ka parashikuar ngritjen e një institucioni të ri të inteligjencës i cili do të rakordojë punën e të gjitha agjencive të tjera. Ky institucion i ri i cili do të krijohet pas 6 muajsh kur ky dokument të hyjë në fuqi do të jap direktivat e punës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit Informativ Ushtarak, Bankës së Shqipërisë etj, në mënyrë që puna e këtyre institucioneve të shkojnë me një linjë me dokumentin e sigurisë kombëtare. Edhe kjo agjenci pritet që të ndez një debat të ashpër me opozitën.

Demokratët nga ana e tyre e kanë kundërshtuar idenë e krijimit të një super agjencie të inteligjencës pasi sipas tyre, kryeministri do të ketë nën kontroll të gjithë shtetin pasi “Super SHISH” do të jetë nën varësinë e kryeministrit. Kësisoj kur ky ligj të hyjë në fuqi, atëherë PD-ja nga ana e saj do të nis edhe valën e re të akuzave ndaj mazhorancës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja