Dokumenti/ Opozita kërkon sot tek 'Sterilizimi' thirrjen për dëshmi të kryeministrit Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi
Komisioni hetimor për shëndetësinë
TIRANË - Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve.
Në dokumentin e publikuar kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e Vilma Nushi, pasi sipas tyre është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln Eurove nga dividenti.
Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.
"Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë", thuhet në dokumentet e publikuara.
Për këtë dokument kanë firmosur vetëm deputetët e opozitës pjesë e këtij komisioni hetimor, pasi mazhoranca në mënyrë të përsëritur ka qenë kundër thirrjes së Ramës dhe sipërmarrëses Vilma Nushi.
Deputetët që kanë firmosur:
Petrit Vasili
Zheni Gjergji
Edmond Spaho
Elda Hoti
Saimir Korreshi
Ina Zhupa
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
-
KQZ
83.3%
-
Partitë
9.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK
9 Dhjetor, 21:40
-
Gazment Bardhi në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD
9 Dhjetor, 20:29
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor, 19:30
-
'SPAK e drejtojnë amerikanët, opozita e trembur', Ngjela: Në '92 pushtetin e mori 'Anti-Shqiptaria'! Mosbindja civile është injorancë
9 Dhjetor, 19:29
-
8 dhjetori dhe themelimi i PD-së, Arben Meçe: Shërbimi rus më prezenti në krijimin e Partisë Demokratike! Elezi: Soros, i përfshirë dhe kishte gati posterat
9 Dhjetor, 17:51
-
Ylli Pata: Pse njerëzit pranë Berishës, kanë filluar një 'fushatë' kundër deputetëve të PD?
9 Dhjetor, 17:26
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor, 15:29
-
Berisha sulmon drejtuesit e fushatës së PS: Klosi kumarxhi! Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës pas zgjedhjes së Trump
9 Dhjetor, 13:12
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
VIDEO/ ‘Faleminderit shoku Ramiz Alia!’ - Fjalimi i Berishës në dhjetor 1990 kur të gjithë studentët e fishkëllejnë dhe i ndërpresin fjalën!
8 Dhjetor, 22:49
-
Mero Baze: Pse PD duhet të ulë kokën çdo 8 Dhjetor
8 Dhjetor, 22:48
-
Edison Ypi: Partia Demokratike
8 Dhjetor, 18:29