DOKUMENTI/ PD çoi në Apel dje vendimin e shkallës së parë: Të njihen edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit! Ja si qëndron situata

DOKUMENTI/ PD çoi në Apel dje vendimin e shkallës së parë: Të njihen edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit! Ja si qëndron situata

Report Tv ka siguruar dokumentin e apelimit që i ka Partia Demokratike vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës një javë më parë, ku kërkon ose prishje të këtij vendimi ose regjistrim në një vendimeve të ndryshimeve statutore të kuvendeve të 17 korrikut 2021 dhe 18 dhjetorit 2021.

Si qëndron çështja e ankimit të PD në Apel për regjistrimin e statuteve

Partia Demokratike, 2 ditë pas Kuvendit të Sali Berishës më 11 dhjetor, më 13 dhjetor ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim të ndryshimeve të statutit të PD-së të bëra në Kuvendin e 17 korrikut 2021. Gjykata ia ka kthyer mbrapsht për plotësim dokumentacioni. PD i dorëzoi dokumentet më 28 dhjetor dhe i bashkëngjiti kësaj kërkesë një shtesë padie për të bashkuar në një çështje të 2 Kuvendet, atë të 17 korrikut dhe atë të 18 dhjetorit.

Duke qenë se gjatë kësaj periudhe ishin zhvilluar dhe punimet e kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 18.12.2021 bashkë me plotësimin e dokumenteve PD bëri dhe shtimin e objektit të kërkesës në zbatim të nenit 185 të Kodit të Procedurës Civile.

Por në një vendim të ndërmjetëm nga ana e gjykatës gjatë veprimeve paraprake u vendos se shtimi i objektit nuk do të merret në konsideratë nga ana e kësaj gjykatë pasi kjo kërkesë nuk mund të trajtohet si gjykim i zakonshëm civil.

Ndërsa pas miratimit nga ana e Gjykatës të ndryshimeve të 17 korrikut 2021, Partia Demokratike ka çuar në apel ccështjen me kërkesat e mëposhtme:

1. Prishjen e Vendimit me Nr.1337/218 Regi Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqëtare Blerina Muça duke vendosur kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.

OSE

2. Ndryshimin e Vendimit me Nr.1337/218 Regi Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqëtare Blerina Muça duke vendosur:

3. Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021.

4. Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryera në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Gjykata regjistron ndryshimet e 'Foltores' në Statut! Berisha shkon në selinë blu me Komisionin e Rithemelimit, bisedime me Alibeajn e Bardhin! PD padi e ankesë për gjyqtarin Zhukri


Ora 12:31
PD çoi në Apel dje vendimin e shkallës së parë: Të njihen edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit
  • K.T./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja