Ekskluzive/I dështoi plani për inskenimin e vrasjes, Shqipëria nis hetimet për shkatërrim prone e dëmtim varresh ndaj Pecorellit! Në makinë u gjet kafkë njeriu
U gjet i gjallë teksa vazhdonte rrugëtimin e tij të arratisjes për t'iu shmangur borxhlinjve dhe përfituar siguracionin, prokuroria e Pukës vë nën akuzë italianin Davide Pecorreli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh.
Arsen Rusta 20 Shtator 2021, 13:56 | Përditesimi: 20 Shtator 2021, 19:48
U gjet i gjallë teksa vazhdonte rrugëtimin e tij të arratisjes për t'iu shmangur borxhlinjve dhe përfituar siguracionin, prokuroria e Pukës vë nën akuzë italianin Davide Pecorreli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh.
ReportTv mëson eskluzivisht se hetimet janë nisur tashmë nga i njëjti prokuror që po hetonte rrëmbimin e vrasjen e inskenuar të Pecorrelit të ndodhur në Janar të këtij viti në Pukë.
Akuza për shkatërrimin e pronës me zjarr i përket djegies së automjetit që Pecorelli kish marrë me qira në rinas ndërsa shkatërrimi i varreve për kockat e gjetura në skeletin e djegur brenda automjetit model Skoda.
Këto kocka sipas hetuesve kanë pjesë gjymtyrë njeriu si dhe kafkë koke dhe dyshohet se janë marrë duke zhvarrosur një kufomë. Ky krim sipas hetuesve dyshohet se është kryer në bashkëpunim ndërsa pasditen e kësaj të hëne biznesmeni italian do të merret në pyetje nga prokurorët e Peruxhjas.
Veç këtyre akuzave ai rrezikon edhe një procedim penal në Itali për falsifikim të letërnjoftimit pasi rezulton se gjatë kohës që qëndroi në Itali i fshehur ai përdorte një identitet të rremë nga i veti.
Aktivizimi i kartës së bankës në Itali ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 9 muajsh nga zhdukja e tij e inskenuar në Pukë. Misteri mbi zhdukjen e tij në Shqipëri u zbardh të shtunën pasi Pecorelli është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana. Dje gazetat italiane, zbuluan se me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 9 muajsh nga zhdukja, është bërë një tërheqje e parave në një bankë në Romë. Ka qenë bashkëpuntori i tij shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili u raportoi hetuesve për aktivizimin e kartës në 12 shtator.
Si te ve ne akuze kjo prokuroria jone! Meqe mjeti eshte djegur ka shkaterruar pronen? Meqe kockat e gjetura jane njerzore, ka shkaterruar varre? Ndonje hetim dhe lidhje shkakesore para se ta akuzosh nje person??? Apo varja. Nuk me besohet qe akoma abuzohet me procesin procedural penal ne 2021 ne menyre kafsherore. Po heto, gjej prova dhe akuzo, dhe jo anasjelltas. Po mire, ke keni vene ne akuze per "ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", si e kaloi PKK ky individ, arrestojeni ndonje polic qe tu dale me bukur teatri.
Përgjigju
Klajvers: 20/09/2021 12:41
Jam nje student Matematike Fiananciare ne veri të Italise edhe pergjigja ndaj kesaj pytje është vetem nje: varet nga skenaret ekonomike ne te cilat do gjendet shqiperia ne te ardhmen, ne nje skenar inflaksionist mbi 5% ( dicka pak realiste sikurisht duke u bazuar ne rapportin e fundit te politikes monedhare), nje rritje prej 5% mund te konsiderohet si zero rritje te pensioneve; nga ana tjeter ne qoft ne qoft se kjo rritje mund ti japin nje pensionisti mundesin per te rritur numrin e kontrolleve mjeksore qe realizohen nga ky i fundit ne naze vjetore, duke sjellur keshtu nje ulje te perdorimit te ilaceve ne periudhen afategjate edhe uljen e shpenzimeve mjekosore po ne kete ark kohore, atehere kjo rritja e pensioneve mund te konsiderohet pozitive.
Skenaret qe u morren si shembull jan vete disa nga situatat qe mund te prezentohen.
Si perfundim, nuk mund te jepet një pergjje te sakt apo te gabuar, per asye se nuk mund te parashikohen ndryshimet qe kjo manovr do te sjell tek sjellja ekonomike e pensionisteve.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.3%
Të gabuar
13.5%
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5255
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Fajin e ka Edi Rama!
PërgjigjuSi te ve ne akuze kjo prokuroria jone! Meqe mjeti eshte djegur ka shkaterruar pronen? Meqe kockat e gjetura jane njerzore, ka shkaterruar varre? Ndonje hetim dhe lidhje shkakesore para se ta akuzosh nje person??? Apo varja. Nuk me besohet qe akoma abuzohet me procesin procedural penal ne 2021 ne menyre kafsherore. Po heto, gjej prova dhe akuzo, dhe jo anasjelltas. Po mire, ke keni vene ne akuze per "ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", si e kaloi PKK ky individ, arrestojeni ndonje polic qe tu dale me bukur teatri.
PërgjigjuJam nje student Matematike Fiananciare ne veri të Italise edhe pergjigja ndaj kesaj pytje është vetem nje: varet nga skenaret ekonomike ne te cilat do gjendet shqiperia ne te ardhmen, ne nje skenar inflaksionist mbi 5% ( dicka pak realiste sikurisht duke u bazuar ne rapportin e fundit te politikes monedhare), nje rritje prej 5% mund te konsiderohet si zero rritje te pensioneve; nga ana tjeter ne qoft ne qoft se kjo rritje mund ti japin nje pensionisti mundesin per te rritur numrin e kontrolleve mjeksore qe realizohen nga ky i fundit ne naze vjetore, duke sjellur keshtu nje ulje te perdorimit te ilaceve ne periudhen afategjate edhe uljen e shpenzimeve mjekosore po ne kete ark kohore, atehere kjo rritja e pensioneve mund te konsiderohet pozitive. Skenaret qe u morren si shembull jan vete disa nga situatat qe mund te prezentohen. Si perfundim, nuk mund te jepet një pergjje te sakt apo te gabuar, per asye se nuk mund te parashikohen ndryshimet qe kjo manovr do te sjell tek sjellja ekonomike e pensionisteve.
Përgjigju