TIRANË- Dështimi me sigurinë në gjykata, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja ka ngritur në këmbë jo vetëm institucionet e drejtësisë që kërkojnë më shumë siguri, por edhe qeverinë. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ndërsa prezantoi në komisione raportin e vitit 2014, bëri me dije se do të nisë puna për ndërtimin e godinave të reja jo vetëm për gjykatat, por edhe për prokuroritë.
“Kemi nisur si qeveri në bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë, konkretisht KLGJ, që është përgjegjësi për administrimin e gjykatave dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për prokuroritë vendore, për të adresuar nevojat prioritare të gjykatave dhe prokurorive, aty ku është vendi për ndërtim të godinave të reja, por edhe rikonstruksion. Duke nisur nga gjykatat që kanë nevojë për ndërhyrje për, si për kushtet, por edhe në kuptim të aksesit të qytetarëve që duhet të marrin drejtësi në këto organe”, tha Lamallari.
Ministri bëri me dije se ka nisur puna për identifikimin e godinave që e kanë imediate ndërhyrjen, duke theksuar se sipas planit, aty ku është e nevojshme, prokuroritë dhe gjykatat do të ngrihen në të njëjtin ambient. Ministri nuk dha asnjë afat, por theksoi se është ngritur edhe një grup pune, ku ministria e Drejtësisë ka përfaqësuesin e saj, për të vënë në jetë planin e masave për sigurinë në gjykata që u miratua nga KLGJ.
“Është një punë që ka nisur, kemi kërkuar identifikimin e nevoja për godina, si KLGJ dhe prokuroria, është kërkuar të klasifikohen, nevojat me imediate ku duhen ndërhyrë, Durrës, Tiranë, Fier, por edhe Saranda kur flasim për prokurori. Afatet mbeten për tu komunikuar më vonë, në varësi të punë , si për dinzenjo, elementët e sigurisë, ambientet, sasia e zyrave, që përcaktohen nga prokuroritë dhe gjykatat”, tha Lamallari.
Ndryshime priten edhe në Kodin Civil për tu përafruar me legjislacionin e BE, ndërsa ministri Lamallari garantoi edhe njëherë se Kodi Penal, që është hedhur për konsultim publik do të marrë miratim nga Brukseli.
“Lidhur me Kodin Civil, do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE”, tha Lamallari.
Ndalur tek raporti për vitin 2024, Lamallari tha se kemi rritje të numrit të hetimeve të nisura kryesisht. Ministri bëri me dije se gjatë vitit që lamë pas janë sekuestruar 65.5 milion euro pasuri të dyshuara me të ardhura nga aktiviteti kriminal, duke shënuar rritje rreth 60% me një vit më parë. 569 çështje korrupsioni dhe shpërdorimin detyre janë dërguar për gjykim.
"Hetimet e nisura kryesisht nga prokurorët janë shtuar me 12.3%. Janë sekuestruar dhe konfiskuar 65.5 milionë euro pasuri – një rritje me gati 60% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më lartë në pesë vitet e fundit. Janë çuar për gjykim 569 çështje korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, me 234 të pandehur", tha Lamallari.
Lamallari tha se “një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar”, duke shtuar se burgu duhet të shihet si mjeti fundit, kur plotësohen kushtet e rrezikshmërisë.
Sa i përket vitit 2025, Ministri i Drejtësisë tha se, rekomandimet e miratuara për këtë vit vendosin theksin tek pesë shtylla thelbësore, mes të cilave përmendi edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në hetimet proaktive:
1-Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut në qendër të procesit penal – forcimi i prezumimit të pafajësisë, shmangia e ndalimeve arbitrare, respektimi i të drejtës për mbrojtje dhe përdorimi më i gjerë i masave alternative ndaj arrestit. Prokuroria duhet të garantojë proporcionalitet, transparencë dhe respektim të standardeve demokratike në çdo hetim.
2-Forcimi i luftës kundër kriminalitetit – rritje e hetimeve të nisura kryesisht, thellim i hetimeve financiare e pasurore, dhe krijimi i njësive të specializuara kundër korrupsionit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe trafiqeve. Fokus i posaçëm mbetet mbrojtja e grave dhe fëmijëve, krimet mjedisore dhe shkeljet që prekin jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
3-Integriteti dhe transparenca në veprimtarinë e prokurorisë – kontroll më i rreptë i integritetit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, forcim i etikës profesionale dhe funksionim i plotë i sistemit elektronik të ndarjes së çështjeve (CAMS), për të garantuar paanësi dhe besim publik.
4-Rritja e eficiencës dhe kapaciteteve institucionale– krijimi i seksioneve të specializuara për hetime komplekse, trajnime të vazhdueshme për prokurorët dhe OPGJ-të, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë për përmirësimin e njohurive teknike dhe metodologjike.
5-Përdorimi i metodave bashkëkohore dhe bashkëpunimi ndërinstitucional – zgjerimi i përdorimit të inteligjencës artificiale dhe mjeteve digjitale në hetime, ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore me partnerët e BE-së, dhe intensifikimi i shkëmbimit të të dhënave me institucionet ligjzbatuese vendase e ndërkombëtare.
Në Komisionin e Ligjeve, ku prezantoi raportin e vitit 2024, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari nuk i shpëtoi as pyetjes për sigurinë në gjykata, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Lamallari tha se do të ndërtohen godina të reja për prokuroritë dhe gjykatat dhe se ka nisur puna me identifikimin fillimisht të atyre godinave që kanë nevojë imediate për ndërhyrje. Ministri u shpreh se nuk ka një afat për ndërtimin e këtyre godinave, ndërsa theksoi se ka edhe një grup pune që do të punojë mbi planin e miratuar nga KLGJ për sigurinë në gjykata.
“Prej disa kohësh kemi nisur si qeveri në bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë, konkretisht KLGJ, që është përgjegjësi për administrimin e gjykatave dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për prokuroritë vendore, për të adresuar nevojat prioritare të gjykatave dhe prokurorive, aty ku është vendi për ndërtim të godinave të reja, por edhe rikonstruksion. Duke nisur nga gjykatat që kanë nevojë për ndërhyrje për, si për kushtet, por edhe në kuptim të aksesit të qytetarëve që duhet të marrin drejtësi në këto organe. Aty ku është e mundur të kemi prokurori dhe gjykata bashkë, kjo është me efektive në kuptim të kostove, lejes së ndërtimit por edhe punës të përditshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve por edhe qytetarët që nuk duhet të shkojnë në vende të ndryshme në fund të ditës. Ky është plani që po vijojmë me KLGJ dhe prokurorinë e përgjithshme. Kemi edhe një plan pune të miratuar nga KLGJ dhe një grup pune që do ngrihet, për sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe mbrojtjen për sulmet verbale që i vënë në një presion të panevojshëm në ushtrimin pavarur të detyrës së tyre. Kjo është nismë q ëpo punojmë, Ministria e Drejtësisë ka përfaqësuesit e tyre.
Është një punë që ka nisur, kemi kërkuar identifikimin e nevoja për godina, si KLGJ dhe prokuroria, është kërkuar të klasifikohen, nevojat me imediate ku duhen ndërhyrë, Durrës, Tiranë, Fier, por edhe Saranda kur flasim për prokurori. Afatet mbeten për tu komunikuar më vonë, në varësi të punë , si për dinzenjo, elementët e sigurisë, ambientet, sasia e zyrave, që përcaktohen nga prokuroritë dhe gjykatat”, tha Lamallari.
Në Komisionin e Ligjeve nuk munguan ironitë dhe batutat mes deputetëve, ku po raportonte edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ndërsa po i jepte fjalën për të bërë pyetje, deputeti i opozitës Saimir Korreshi shkëmbeu batuta me kryetarin e komisionit, Ulsi Manja.
Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit dhe i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
“Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
“T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
“Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.
Jo vetëm ndryshime në Kodin Penal, i cili tashmë është hedhur për konsultim dhe sipas qeverisë do të marrë edhe ‘ok’ nga Brukseli, por priten edhe ndryshime në Kodin Civil. Lajmi u bë me dije nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili gjatë raportimit në Komisione tha se do ketë një rishikim të Kodit Civil dhe atij të Procedurës Civile me qëllim që të adresohen problematikat dhe të përafrohen me direktivat e BE.
“Lidhur me Kodin Civil, do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE”, tha Lamallari.
Në Komisionin e Ligjeve ku raporton ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, opozita ngriti edhe shqetësimin për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Në përgjigje, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pranoi se problematika është reale dhe theksoi se qasja ndaj paraburgimit duhet të ndryshojë rrënjësisht.
Lamallari tha se “një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar”, duke shtuar se burgu duhet të shihet si mjeti fundit, kur plotësohen kushtet e rrezikshmërisë.
Oerd Bylykbashi: Çfarë masash do marrë qeveria që të ndryshojë qasjen në lidhje me mënyrën se si përdoret paraburgimi?
Besfort Lamallari: Një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar. Kjo duhet adresuar. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën si janë shkruar dispozitat, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit, kur plotësohen edhe kushtet e rrezikshmërisë. Kjo kërkon ndërgjegjësim të gjithë aktorëve përkatës, prokurorive dhe gjykatave, këtu vjen në ndihmë edhe roli i partnerëve.
Komente










u sekuestruan 65.5 mln € pasuri të ardhura nga krimi.....dhhe u konfiskuan 00 Euro ?
PërgjigjuBukur ja paska fut kunjin Manja
Përgjigju