Dokumenti/ Shkrirje klasash e shkollash në të gjithë vendin për shkak të rënies së popullsisë! Tkurrje me 116 mijë vetë deri në 2031, 4 qarqet që do preken më shumë 

Popullsia në Shqipëri parashikohet të tkurret me 116 mijë vetë deri në vitin 2031, për shkak të uljes së lindshmërisë dhe emigracionit, duke pasjellë kështu edhe uljen e mëtejshme të numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm, të mesëm dhe të lartë. Ulja e nxënësve do të sjellë shkrirjen e shkollave sidomos të arsimit bazë si dhe ndryshimin e numrit të mësuesve. Zvogëlimi i popullsisë do të prekë më shumë qarqet Dibër, Gjirokastër, Kukës dhe Fier. Duke shtuar edhe fenomenin e plakjes së popullsisë, numri i nxënësve në shkolla pritet të ulet në mënyrë shqetësuese.

Këto parashikime reflektohen në strategjinë kombëtare për arsimin për periudhën 2021-2026. Dokumenti voluminoz është miratuar nga qeveria në 22 tetor 2021.

Në dokument thuhet se rrejti i shkollave nuk i përshtatet më numrit në rënie të nxënësve.

Në vitin shkollor 2019–2020, 8.5 % e nxënësve të arsimit bazë vijonin mësimin në klasa të bashkuara kolektive për shkak të numrit të ulët. Në këto kushte, dokumenti parashikon shkrirjen e klasave kolektive dhe rrjedhimisht edhe të shkollave, duke i transferuar nxënësit në shkolla të tjera dhe klasa normale. Kjo do të thotë se në të gjitha qarqet e vendit do të kemi shkrirje shkollash, por sidomos në Dibër, Gjirokastër, Kukës dhe Fier.

“Do të vazhdohet me realizimin e planit për transferimin e nxënësve nga klasat kolektive në shkolla ku mund të arsimohen në klasa normale. Vendimet do të merren në bazë të projeksioneve demografike dhe mundësive për sigurimin e transportit deri në shkollën tjetër. Kujdes i veçantë do t’i kushtohet sensibilizimit të prindërve dhe komunitetit për këtë proces, duke bashkëpunuar me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe me organizatat e shoqërisë civile...Numri i lartë i mësuesve në raport me numrin e nxënësve dhe mungesa e profileve të caktuara në disa zona të vendit. Me tendencat aktuale demografike, kërkohet shpërndarje më racionale e mësuesve në raport me numrin e nxënësve dhe plotësimi i nevojave për të gjitha profilet e mësuesisë”, thuhet në dokument.

Sa i takon objektivave, strategjia parashikon pjesëmarrje të plotë në klasën përgatitore dhe arsimin e detyruar të fëmijëve, rritje të aksesit në arsimin parashkollor dhe të mesëm e të lartë, rritjen e sigurisë në shkolla, formim cilësor të mësuesve, rritje të mësuesve ndihmës, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkollat e arsimit parauniversitar.

Gjithashtu, parashikohet rritje të fëmijëve më aftësi të kufizuara dhe të komunitetit rom në shkolla, mbështetje financiare ndaj tyre, luftë kundër bullizmit, dhunës, ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes, përmirësim i infrastrukturës.

Në dokument thuhet se do të përmirësohet pozicioni i mësuesit, përmes rritjes së pagave dhe sistemit të kualifikimit (ngritjes nga ana profesionale), si dhe trajtimit sidomos të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të shkencave ekzakte. Gjithashtu parashikohet përmirësimi i teksteve shkollore, investimi në laboratorë, digjitalizimi i arsimit, fokusimi tek mësimi i zejeve, arteve dhe sporteve.

Sa i takon arsimit të lartë, strategjia parashikon rritjen e cilësisë përmes riorganizimit të programeve të studimit, modernizimit të infrastrukturës akademike dhe aplikimit të standardeve të larta të vlerësimit institucional dhe të programeve të studimit. Qeveria do të angazhohet për një ndërlidhje më të mirë të arsimit të lartë me tregun e punës, nxitjen e kërkim shkencor dhe përmirësimin e mësimdhënies, sigurimi i integritetit akademik, transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë, përmirësimin e statusit socio-ekonomik të studentëve nëpërmjet formave të ndryshme të ndihmës financiare, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë etj.

 Dokumenti, strategjia për arsimin 2021-2026
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 30/10/2021 17:22

    Kjo eshte politike per te perzene popullsine autoktone dhe per ta zevendesuar me afgane siriane bangladeshas greke turq serbe menje fjale per ta zhdukur Shqioerine nga harta e globit.

    Përgjigju
  • Emigrant: 30/10/2021 16:45

    Enveri e gjeti shqiperin me 800 mij banor dhe e la 3.5 milion Na erdhe demokracia e gjeti 3.5 mil dhe po e con 1 milion o na e rrufsh moj demokraci Dhe ju qe drejtoni qe slat gje pa vjedhur dhe qe shani enverin mengjes drek e dark

    Përgjigju
  • Shfryj administratën: 30/10/2021 15:04

    Shqipëria shfryhu, administrata fryhu. Gjatë pandemisë edhe duke na bërë karshillëk me foto instagrami...sesa rehat rrihet në shtëpi dhe shteti të paguan rrogë e sigurime

    Përgjigju
  • E.D: 30/10/2021 13:50

    Jo po mushini menien liderit suprem që shqipnia nuk po zbrazet e popullsia nuk po zvoglohet.U çan tu ik njerëz për çdo ditë nga SHQIPNIA tu pagu mbi 300-400€ sot që flasim. Mos themi për kohën vjet për pandemi kemi pagu nga700-1000 € me u largu nga ky ven mut!. Na përzut me stil nga Shqipnia.Të gjithë ju politidrreqnit e Shqipnis keni vu nga 1 gurë në zbrazjen e Shqipnis,zoti martë hak te ju e kalamojt tuj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion