Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka humbur një betejë gjyqësore me Edi Ramën në vitin 2020 lidhur me akuzat se Olsi Rama ka qenë i përzier në trafikun e drogës dhe e ka mbrojtur Edi Rama.
Gazeta sjell vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila analizon konkretisht këtë akuzë.
Fabula e publikuar si e vërtetë vazhdon me deklarimin se posaçërisht “Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë” duke hedhur akuza konkrete e të një graviteti tejet të rëndë penal sipas të cilit, familjarë të ngushtë të Paditësit nuk janë asnjë gjë më pak se “persona kyç të asnjë gjëje më pak se prodhimi i kokainës në vend.”
Në perceptimin e çdo lexuesi këto fraza përbëjnë akuza publike për fakte konkrete që e dënojnë publikisht Paditësin si person të korruptuar, bashkëpunëtor me krimin e vëllai i të cilit nuk është asgjë më pak se “person kyç të asnjë gjëje më pak se prodhimi i kokainës në vend.
Ndryshe nga sa i Padituri është përpjekur të prapësojë gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes u provua nga një sërë provash shkresore e nga argumentimi në kontradiktoritet në proces, se qasja e mësipërme verbale e të Paditurit, përbën shprehjen klasike të një qëndrimi psikologjik të paramenduar e që ka për qëllim e në fakt godet publikisht personin e Paditësit për veprat më të rënda penale të parashikuara në Kodin Penal, me qëllim deklarativisht të pastër e pikërisht atë të: goditjes së më të rëndë të tij publike.
Pra, në mënyrë të arsyeshme për çdo mendje të zakonshme e siç konkludojnë në mënyrë të përsëritur GJEDNJ e gjykatat shqiptare, sa kohë i Padituri ka marrë përsipër me vullnet të vet të akuzojë publikisht e në vetë të parë një tjetër person për akuza shumëfishe penale në nivel shtetëror deklaron si të vërtetë shpërdorimin e detyrës nga paditësi në favor të familjarëve të ngushtë të cilësuar me emër e mbiemër se kur propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është ..... Olsi Rama”, apo se “vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë”, minimalisht duhet të kishte patur në dispozicion vendimin të qoftë edhe një organi të vetëm kompetent që të konfirmonte qoftë edhe njërën nga akuzat për veprimtari shumëfishe kriminale në adresë të Paditësit.
Porse në mënyrë surprizë, rezultoi e provuar në proces se edhe pas leximit të Deklaratës së Mbrojtjes e dokumentacionit bashkëngjitur asaj si dhe Përgjigjeve dhënë nga i Padituri në seancën datë 25.07.2019 ndaj pyetjeve tona datë 01.07.2019, nuk ka asnjë vendim të vetëm të qoftë edhe vetëm një organi kompetent të Republikës që as të përmendë e jo më që të analizojë apo konkludojë në çfarëdolloj mënyre, asnjërën prej akuzave të faktit objekt e shkak të kësaj padie.
Gjykata thekson se përhapja e një informacioni haptas të pavërtetë nga i Padituri, duke përdorur në drejtim direkt të Paditësit shprehje të tilla si “i jepet monopoli një kompanie online..”, ... “që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës” e “Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon tek personat e lidhur me Kryeministrin Rama, …..“E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e Re, po ndodh sot”....”një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës”... “PD zotohet që nuk do të lerë monopolin e vëllait të Kryeministrit ndaj basteve...”..” ...” kur propozon një masë gjoja në interes publik, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është ..... Olsi Rama.”… “Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë”, përbëjnë thënie të pavërteta e denigruese, e për pasojë, thënie të cilat në momentin që bëhen publike cënojnë rëndë reputacionin, integritetin personal, nderin dhe dinjitetin e Paditësit, kategori të cilat sanksionohen, mbrohen e garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
/ Tema
Besoj do e kaloka vetingun Fatimja. Prandaj nuk pyetka Fatimeja dhe po bën kërdinë me vendime gjyqesore, madje ka një dosje në dore kundër Ministrisë së Financave qe pret të “korrë të mbjellat”. Shtypi le ta monitorojë dhe do shohë qe koshat do mbushen plot
Përgjigju