DOKUMENTI / Zbardhet plani
rus për vendosjen e paqes në Siri

DOKUMENTI / Zbardhet plani<br />rus për vendosjen e paqes në Siri
Një dokument rus i cili po qarkullon te Kombet e Bashkuara propozon një proçes të reformës kushtetuese në Siri, që  do të zgjasë 18 muaj, për të vazhduar më tej me zgjedhjet e parakohshme presidenciale.

Në dokument nuk përcakohet qartë se deri kur presidenti Bashar al-Assad do të qëndrojë në pushtet. Në të përcaktohet se disa grupe opozitare siriane duhet të marrin pjesë në bisedimet kyçe mbi krizën, takim që do të mbahet  në Vienë, këtë të shtunën.
 
Rreth 20 vende dhe grupe ndërkombëtare pritet t’i ndjekin këto bisedime që objektiv kryesor kanë armëpushimin midis forcave të Assadit dhe atyre opozitare.
 
Sipas dokumentit proçesi i reformës do të udhëhiqet nga një kandidat, për të cilin bien dakord të gjitha palët.

Ndërkohë që raportohet se ushtria siriane ka thyer një rrethim në veri. Njësitë ushtarake kanë rënë në kontakt me trupat mbrojtëse në bazën ajrore në Kuvajt, në lindje të Aleppos. Agjensia e lajmeve Sana bën me dije se këto grupe kanë eleminuar një numër të lartë të militantëve të shtetit islamik.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së ashtme Ruse tha se prioritet i takimit të së shtunës së ardhshme do të jetë krijimi i grupeve opozitare të cilët do të konsiderohen si partnerë në këtë proçes.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social