Dokumenti: Zyra në Kavajë
funksionale

Dokumenti: Zyra në Kavajë <br />funksionale
TIRANË - Askush nuk mund të pretendojë se dega e Kavajës për QKR-në është mbyllur, të paktën zyrtarisht. Në tabelën e degëve që janë hapur pranë bashkive dega pranë Bashkisë së Kavajës ndodhet me numër rendor 12, sikurse duket në faqen zyrtare të QKR-së në internet ditën e enjte. Pas hapjes dhe funksionimit të QKR-së qendrore, qeveria gjykoi si një hap shumë të rëndësishëm në lehtësimin e procedurave për biznesin hapjen e degëve në qytete të ndryshme të vendit. Më parë, bizneset e qytetit dhe rrethit të Kavajës duhej të vinin të kryeqytet për të kryer veprime, duke filluar nga regjistrimi fillestar e deri te ndryshimet e herëpashershme të të dhënave, me rëndësi ligjore, të tilla si ndryshimi i kapitalit, objektit të shoqërisë, i administratorit, ortakëve, etj. Kthimi prapa në këtë drejtim do të ishte një veprim në kundërshtim me frymën e pretenduar të ndihmës për biznesin përballë zvarritjeve burokratike, që u mendua se u zgjidhën me formulën “One Stop Shop”, ose një sportel i vetëm për të gjitha llojet e regjistrimeve që kanë të bëjnë me një biznes të caktuar.

(gk/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj