Dolën në fushatë, shkarkime te 
Inspektoriati i Punës dhe Sigurimet

Dolën në fushatë, shkarkime te <br />Inspektoriati i Punës dhe Sigurimet
Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot dy propozime për largim nga puna për dy titullarë lokalë në Inspektoriatin Kombëtar të Punësimit dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Sipas një njoftimi të ministrisë së Punës, "më konkretisht Ministrja Kërtusha i ka propozuar, z.Artur Mickaj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të Gent Halilajt me detyrë “Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, Kukës, me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në aktivitete të fushatës gjatë orarit zyrtar të punës".

"Po kështu Kërtusha i ka propozuar Astrit Hados, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqëore, largimin nga puna të Luiza Qipo me detyrë, “Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore” Ersekë, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se znj.Qipo ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e pjesëmarrjes së punonjësve në varësi të saj në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit"
.

Shkarkimet në administratë vijojnë që prej emërimit të ministrave teknikë të propozuar nga PD, rezultat i marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja