Doli kundër për listën e deputetëve
të 2013 "Iki nga PD se më kritikuan"

Doli kundër për listën e deputetëve<br />të 2013 "Iki nga PD se më kritikuan"
Humbja në zgjedhjet lokale në Dibër ka nxjerrë në dritë situatën e nxehtë, tensionin e akumuluar dhe problemet brenda Partisë Demokratike.
 
Kreu i PD, Lulzim Basha përpos kritikave që iu bënë përballë në mbledhjen e grupit është 'kryqëzuar' edhe nga baza për drejtimin e gabuar.
 
Disa drejtues, ish-drejtues, por edhe anëtarë të partisë më të madhe në opozitë kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër mënyrës si po drejtohet PD, pasi deri tani ka humbur tre fushata radhazi.
 
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Gani Murati është larguar nga Partia Demokratike, pasi shprehet se është kritikuar pas një postimi që kishte bërë ku theksonte se deputetët që janë në moshë të madhe nuk duhet që të kandidojnë më në zgjedhjet e ardhshme.
 
Gani Murati deklaron se nëse nuk zhduket një pjesë e listës së 2013 që kandiduan, PD do të humbë sërish.
 
"Kam vendosur përfundimisht të tërhiqem nga politika, pasi Një, postim që un bëra, që të mos kandidojnë më deputet që janë në një moshë të madhe, kritikat më vijnë nga PD pse, se un kam komentuar gabim, e kam thënë dhe do ja them, nëqoftë se nuk zhduket një pjesë e listës së 2013, me keqardhje ju them të gjithë jemi të humbur, ku un largohem nga politika largohem edhe nga postet drejtuese, i uroj suksese, kujtdo qe do më zëvendësoj në njësitë që un drejtoj, Na prift e mbara" shkruan Murati.

Sot në mbledhjen e grupit Basha u akuzua nga disa prej deputetëve për humbjen në Dibër, ndërkohë që dje ka qenë Astrit Patozi, që ka kërkuar ndryshimin e kursit për të dalë nga gjendja aktuale. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron