Janar-shkurt, 7.4 mld lekë kredi vetëm për blerje shtëpie! Qytetarët po ‘braktisin’ euron, i tërheqin në lekë

Blerja e një shtëpie, mbetet një nga shkaqet kryesore që shtyn qytetarët drejt dyerve të bankave. Vetëm në dy muajit e parë të këtij viti, qytetarët kanë marrë 7.4 miliardë lekë kredi pranë bankave, me qëllim ‘blerje banese’. Në raport me janar-shkurt të vitit të kaluar, kredia për shtëpi u rrit me 365 milionë lekë.

Blerja e një prone po bëhet gjithnjë edhe më e kushtueshme, si pasojë e çmimeve të apartamenteve që vijojnë të rriten pa ndalim. Shtrenjtimi i pronave nuk pritet të ndalojë as në muajit në vijim, ndikuar edhe prej bumit turistik, dhe kërkesës së madhe për apartamente jo vetëm me qira por edhe për blerje.

Por nga ana tjetër në këto muaji të parë të vitit, është vënë re, kalimi nga kreditë në euro tek ato në lekë. Konkretisht në dy muajit e parë të vitit qytetarët kanë marrë 5.6 miliardë lekë kredi në monedhën vendase, me një rritje prej 3.3 miliardë lekë në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërsa kredia e marrë në euro për blerje shtëpie është tkurrur me 2.9 miliardë lekë, pasi qytetarët në janar dhe në shkurt kanë marrë vetëm 1.7 miliardë lekë kredi në monedhën evropiane.

Shkaqet kryesore të kësaj zhvendosje thotë Banka e Shqipërisë, janë normat e ulta të interesit të kredisë në lekë dhe luhatjet në kursin e këmbimit. Madje nga analizat e bankës rezulton se si bizneset ashtu edhe qytetarët po i kthejnë kreditë nga euro në lekë.

Edhe individët kanë vijuar të mbyllin para kohe një pjesë të kredive në euro – dhe i kanë zëvendësuar ato me kredi në lekë. Por në ndryshim nga bizneset, sasia e kësaj zhvendosjeje ka qenë e njëjtë përgjatë tremujorëve, ndërkohë që numri i kredive ka qenë më i vogël se në muajt e verës. Si edhe më parë, faktorët kryesorë që kanë mbështetur këtë zhvendosje kanë qenë mbiçmimi i monedhës vendase, normat më të ulëta të interesit të kredisë hipotekare në lekë krahasuar me atë në euro, si dhe lehtësirat rregullative për ndryshimin e monedhës pa penalitet”, thuhet në analizën e Bankës së Shqipërisë për tendencat e kreditimit.

Normat e interesit për kreditë hipotekore në lekë janë luhatur në 4.2%, ndërsa për huatë në euro interesi është 5%. Ndërkohë, luhatjet në kursin e këmbimit vijojnë të jenë të forta, dhe pritet të thellohen edhe më tej për shkak të turizmit. Aktualisht një euro po këmbehet afër 102.5 lekë, rreth 10 pikë më poshtë se në vitin e kaluar, kur një euro kushtonte 112-113 lekë.

Janar-Shkurt 2023           7,129 mld lekë
Janar-Shkurt 2024           7,494 mld lekë
Rritja                                 +365 mln lekë
KREDIA NË LEKË PËR SHTËPI
Janar-Shkurt 2023           2,366 mld lekë
Janar-Shkurt 2024           5,697 mld lekë
Rritja                             +3,331 mld lekë
KREDIA NË EURO PËR SHTËPI
Janar-Shkurt 2023        4,763 mld lekë
Janar-Shkurt 2024        1,797 mld lekë
Rënia                            -2,966 mld lekë
 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot