SARANDË - Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër i bashkisë Finiq rezulton i humbur. Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.
69-vjeçari kishte dalë për kullotjen e bagëtive, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre. Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun, por askush nuk e kishte parë.
Aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës për gjetjen e 69-vjeçarit Taqi Bërxulla