
Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se ende nuk dihet më saktësi nëse autorët kanë arritur që të grabisin gjë nga vila e biznesmenëve, por sipas burimeve nga policia dollapët dhe sirtarët janë gjetur të hapur dhe të shkatërruar. Çifti ndodhet në spitalin e Traumës. Burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja ka një plagë në kofshë dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar.
Lajmi kryesor:
Shkojnë t'i grabisin! Dy persona plagosin me armë çiftin e biznesmenëve në Tiranë, burri rëndë (FOTO+VIDEO)








