TIRANE-Një çift bashkëshortësh, biznesmenë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në vilën e tyre në Allias pas tentativës së grabitjes nga dy persona të armatosur. Të plagosurit janë Petrit Laze 61-vjeç dhe Aferdita Laze 59-vjeçe. Report Tv mëson se burri, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark. Gruaja ka marrë një plumb në kofshë, por paraqitet në gjendje më të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka” në vilën e çiftit. Sipas policisë dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tyre për ti grabitur, por në momentin që janë konstatuar nga Petrit dhe Afërdita Laze, njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit duke i plagosur.

Ulërimat dhe thirrjet për ndihmë të çiftit janë dëgjuar nga fqinjët që kanë shkuar me shpejtësi dhe kanë lajmëruar policinë. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se nga të dhënat e para, bazuar te grupi hetimor, autorët nuk kanë arritur që të marrin gjë, megjithatë vijojnë verifikimet. Petrit dhe Aferdita Laze janë me origjinë nga Skrapari dhe në Tiranë kanë ardhur në 1994, ndërsa kanë disa dyqane të prodhimeve të brumit (bukë, etj).  Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1579471264_WhatsAppImage20200119at22.56.41.jpg

Çifti Petrit dhe Aferdita Laze

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:18
Foto e çiftit të biznesmenëve që u plagosën në Tiranë dhe pamjet vendi i ngjarjes
Ora 23:17
Dollapë të hapur dhe sirtarë të shkatërruar, autorët kthyen përmbys vilën e biznesmenëve

1579472313_plagosja.jpg
Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se ende nuk dihet më saktësi nëse autorët kanë arritur që të grabisin gjë nga vila e biznesmenëve, por sipas burimeve nga policia dollapët dhe sirtarët janë gjetur të hapur dhe të shkatërruar. Çifti ndodhet në spitalin e Traumës. Burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja ka një plagë në kofshë dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar.

Ora 22:53
Zbulohet fotoja e çiftit të biznesmenëve që u plagosën me armë nga grabitësit

1579470777_WhatsAppImage20200119at22.52.04.jpg
Shqiptraja.com siguron fotot e çiftit të biznesmenëve me origjinë nga Skrapari që u plagosën mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit në vilën e tyre në Tiranë. Të plagosurit janë Petrit Laze dhe Aferdita Laze.

Ora 22:39
Plagosja e çiftit në Tiranë, burri u qëllua me armë në bark

1579469954_policia.jpg
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, teksa burri ndodhet në gjendje më të rëndë. Burime për Report Tv pohojnë se burri është qëlluar me armë në bark.

Ora 22:39
Zbardhet ngjarja në Tiranë, çifti i biznesmenëve në Allias u qëllua me armë gjatë grabitjes

Çifti i bashkëshortëve që u plagos me armë zjarri sonte në Tiranë, sipas burimeve kanë disa dyqane në Tiranë që tregtojnë bukë dhe prodhime të tjera të brumit.. Burime për Report Tv pohojnë se çifti u plagos gjatë grabitjes së banesës së tyre. Persona të armatosur kanë hyrë në vilën e tyre në Allias dhe i kanë grabitur.