Dollapi: Janë marrë masat për
furnizimin me energji gjatë dimrit

Dollapi: Janë marrë masat për<br />furnizimin me energji gjatë dimrit
TIRANE- Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi ka deklaruar dje se po merren masa për furnizim normal të energjisë elektrike për konsumatorët, familjarë e biznese, gjatë stinës së dimirit. Këto deklarata, administratori shtetëror i CEZ-it, i caktuar në këtë post nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike pas konfliktit të pronarëve çekë me qeverinë Berisha, Dollapi, i bëri gjatë analizës së drejtorive rajonale të kompanisë për tetë muajt e fundit. 

Gjatë analizës për qarqet e Elbasanit, Librazhdit dhe Korçës, ai rikonfirmoi, ashtu si edhe një ditë më parë në analizën për disa qarqe të tjera të vendit, se në këto tetë muaj, nga janari deri në fund të gushtit, janë rritur arkëtimet dhe investimet, ndërkohë që janë ulur humbjet teknike dhe vjedhjet në rrjet. Nga ana tjetër, Dollapi u shpreh se ka një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit të kompanisë CEZ Shpërndarje ndaj klientit.

Administratori shtetëror i CEZ, Sahit Dollapi deklaron se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk pret të shkarkohet pasi ka punuar mirë.
Pak kohë më parë, pas zërave se qeveria e re do ta largoijë atë dhe do të propozojë një tjetër emër në ERE, Dollapi tha se do të jetë i angazhuar të punojë me të njëjtin standard, pavarësisht se çfarë qeverie do të jetë në pushtet. “Unë vazhdoj të krye detyrën e administratorit të CEZ deri në momentin kur bordi apo struktura që më ka emëruar të më njoftojë për një vendim të dytë. 

Nuk kam asnjë njoftim për shkarkimin tim”, tha ai. I pyetur nëse do i paraprijë shkarkimit të tij me dorëheqje, Dollapi u përgjigj: “As nuk do i paraprij me dorëheqje dhe as nuk do të pres shkarkimin nga ERE pasi ERE e çdo institucion tjetër duhet të masë punën me rezultatet”.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë