Në shkresën e drejtuar bordit drejtues Dollapi shkruan se: “në kushtet kur Shoqëria CEZ Shpërndarje është një shoqëri aksionere private, për sa kohë që 76 për qind, jemi të mëndimit se nuk ka asnjë detyrim ligjor që paga e administratorit të kësaj shoqërie t’I nënshtrohet kushteve të akteve nënligjore që përcaktojnë nivelin e pagës për punonjësit e administratës publike. Për samë sipër, duke marrë në konsideratë situatën e vështirë, në të cilën ndodhet aktualisht Shoqëria CEZ Shpërndarje Sh.a. dhe nevojën emergjente për marrjen e masave teknike dhe organizative, në funksion të realizimit të objektivave themelore, të uljes së humbjeve dhe rritjes së nivelit të arkëtimit si dhe për shkak të vështirësive që paraqet përmbushja e kësaj detyre propozojmë që niveli I pagës bruto të administratorit të shoqërisë CEZ Shpërndarje të jetë 550.000 lekë”.
Kërkesa u paraqit gjatë mbledhjes, por ERE vendosi që rroga e Dollapit të jetë vetëm 300 mijë lekë të reja. Pas kësaj ka reaguar deputeti i PS-së Erjon Braçe që thotë se kjo rrogë e Dollapit është mee e madhe se ajo e drejtorit tee KESH-it dhe të kreut OSSH-së që janë 130. 000 lekee, e kryetarit të ERE-s 140.000 lekee, më e madhe se e deputetit, ministrit, kryeministrit dhe presidentit. Sipas Braçes kjo ndodh kur CEZ është në krizë dhe ka gati 60 mln dollar borxhe për të paguar.
(gk/sg/shqiptarja.com)