Por administratori i përgjithshëm i kompanisë së Shpërndarjes, Sahit Dollapi, tha se CEZ nuk ka patur mundësi për import, pasi i duhej të shlyente detyrimet e prapambetura ndaj kompanive furnitore. "Ne kemi zbatuar një grafik të likuidimit, qoftë të detyrimeve të reja, qoftë të detyrimeve të vjetra dhe besoj që deri në fund të muajit korrik dhe fillimin e muajit gusht, të gjitha detyrimet e vjetra që ka kompania me kompanitë e tjera, me përjashtim të kompanisë 'CEZ Group s.a' do të shkojnë në likuidim", tha Dollapi.
Gjatë një takimi me drejtuesit e Entit, Dollapi ka thënë se treguesit e kompanisë kanë ardhur në përmirësim që nga rikthimi i saj në administrim shtetëror, me përjashtim të qershorit, ku zgjedhjet kanë ulur arkëtimet dhe kanë rritur humbjet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)