Dollapi premton përmirësimin
e furnizimit me energji

Dollapi premton përmirësimin<br />e furnizimit me energji
Situata e furnizimit me energji elektrike në vend, sipas administratorit shtetëror të kompanisë CEZ Shpërndarje, është përmirësuar ndjeshëm.

Administratori i CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi, gjatë raportimit para Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për ecurinë e sistemit energjetik në Shqipëri, ka theksuar se rritja e arkëtimeve ka bërë të mundur shlyerjen e një sërë borxhesh ndaj KESH dhe OST.

Ndërkohë, tha ai, për të zgjidhur situatën në disa zona ku nuk paguhet energjia, Dollapi ka deklaruar se do të ngrihet një task forcë. Një tjetër masë e marrë, tha ai, ka qenë edhe ulja e rrogave të punonjësve dhe vlerësimi i tyre në bazë të meritës.

Si rezultat i prodhimit më të lartë të energjisë elektrike, aktualisht kompania nuk po importon energji, por ajo po blihet nga KESH. Aktualisht CEZ Shpërndarje ka nisur një sërë investimesh për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe për të ulur humbjet në rrjet.

Humbjet gjatë muajit janar 2013 ishin 51.12% dhe në muajin shkurt 48.71%. Ndërsa arkëtimet në janar ishin 59%, në shkurt u rritën në 63.1%, duke mbetur gjithnjë në nivel shumë të ulët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë