Sipas tij, diçka e tillë është plotësisht e pavërtetë dhe një informacion dashakeq, që del në një pjesë të shtypit sa herë ka fushata elektorale.
"Nuk ka falje as për faturat e papaguara, as për kamatë-vonesat. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre trillimeve dashakeqe, por të paguajnë në kohë faturën e energjisë. Sa më shumë vonohen, aq më shumë do të paguajnë dhe në rastin më të keq do t'u ndërpritet energjia si debitorë", tha Dollapi.
DOLLAPI: ZONA E SHKEMBIT TE KAVAJES S'DO KETE ME PROBLEME ME DRITAT
Zona e Shkëmbit të Kavajës në Durrës nuk do të ketë më probleme përsa i përket furnizmit me energji elektrike. Kjo për shkak se CEZ ka nisur të realizojë një projekt, i cili do të mundësojë shtrirjen e linjave 20 KW, çka do të thotë furnizmin me energji 24 orë non stop.
Investimi në zonën e Shkëmbit të Kavajës është i domosdoshëm për një sezon normal turistik. Janë me mijëra biznese dhe familje të cilat vuajnë prej vitesh mungesën e furnizimit me energji elektrike sipas standardeve të pranueshme. Në fillimin e punimeve të këtij projekti mori pjesë drejtori i CEZ, Sahit Dollapi. Ai deklaroi se punimet do të përfundojnë në muajin qershor kur nis edhe sezoni i vërtetë turistik.
Redaksia Online
(ma/ sg/ shqiptarja.com)