Përgjigjja e Dollapit vjen një ditë pasi TV A1 Report e Shqiptarja. com publikoi emrin e Arben Seferit si personi i cili pritet të bëhet zyrtar nga qeveria "Rama", për t'u ulur në vend të Dollapit.
I pranishëm në inspektimin e punimeve për nënstacionin e Farkës, Dollapi tha se do të jetë i angazhuar të punojë me të njëjtin standard, pavarësisht se cfarë qeverie do të jetë në pushtet.
“Unë vazhdoj të krye detyrën e administratorit të CEZ deri në momentin kur bordi apo struktura që më ka emëruar të më njoftojë për një vendim të dytë. Nuk kam asnjë njoftim për shkarkimin tim.”
I pyetur nëse do i paraprijë shkarkimit të tij me dorëheqje, Dollapi u përgjigj:
“As nuk do i paraprij me dorëheqje dhe as nuk do të pres shkarkimin nga ERE pasi ERE e çdo institucion tjetër duhet të masë punën me rezultatet. Unë do të punoj me të njëjtin standard si në qeverinë e mëparshme. Unë do të vazhdoj punën me strukturën time dhe shpresoj se 90 % do të jenë aktërktimet dhe niveli i humbjeve do të bjerë 37 %. Ky është objektivi im”- tha Dollapi.
Ndërtimin e nënstacionit të Farkës Dollapi e vlerësoi si një nga investimet më të rëndësishme dhe strategjike në këtë “situatë emergjente” siç tha Dollapi.
“Ky investim nuk është kryer me të ardhurat e kompanisë që në 2004. Ky investim zgjidh problemet e zonës së Farkës, Lundrës, Baldukshut dhe përmirëson furnizimin me energji të Tiranës. “
Ndërtimi i nënstacionit të Farkës ka nisur dy muaj më parë dhe pritet të përfundojë brenda këtij muaji.
Dollapi u pyet dhe ndërprerjet e energjisë gjatë ditës së djeshme në disa zona të Tiranës. Sipas tij ka pasur avari të vogla të cilat janë riparuar dhe brenda 1 orë e gjysmë është rikthyer energjia.
Emri që flitet për tu ulur në postin e Sahit Dollapit Arben Seferi, në vitin 2009 ka qenë drejtues i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2011, ka qenë Drejtor i Ndërmarrjes nr.1 të Tiranës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)