Dollenberg: Gjermania vendosi përdorimin e AstraZeneca edhe mbi 65-vjeç! Me këto ritme vaksinimi, Shqipëria arrin imunizimin e tufës në verë

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg tha se ka rifilluar vaksinimin me AstraZeneca pasi  u vërtetua se nuk shkakton tromboza dhe se është efektive dhe e dobishme për luftimin e COVID-19. Në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Dollenberg tha se edhe kufiri moshor që ishte vendosur për AstraZeneca që të mos përdoren mbi mosha 65 vjeç e sipër është hequr pasi sipas statistikave dhe ato pak raste që kanë pësuar trombozë nuk kanë lidhje me moshën mbi 65-vjeç, pasi ato pak raste të trombozave janë me një kufi moshor të shpërndarë. Mjekja tha se AstraZeneca jepet mbi moshat 18 vjeç e sipër, si  kufiri i vetëm moshor që është vendosur për të në Gjermani.

"Vaksinimi me AstraZeneca do të vazhdojë pasi vijon të mbetet efikase. Kjo është një vaksinë e dobishme dhe do të vijojë, megjithatë monitorojmë efektet anësore edhe një javë pas marrjes së saj. Edhe pse ka pasur një kufizim në fillim deri në 65 vjeç, kjo u hoq pasi u pa se nuk ka efekte anësore mbi këtë moshë dhe se tromboza kanë pasur  një shpërndarje në grup mosha të ndryshme. Nuk ka pasur një rritje sinjifikante të rrezikut për tromboza dhe i vetmi kriter është se po jepet mbi 18 vjeç", tha Dollenberg.

Mjekja shqiptare në Gjermani tha se Shqipëria po vijon me ritme të ngadalta vaksinimi krahasuar me popullatën e vogël, por mbetet optimistë që ai të mos ndërpritet dhe të vijojë në mënyrë sistematik e që deri në verë të jetë arritur imunizimi i tufës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 22/03/2021 16:35

    Imunizimi i tufes: PSE ME DUKET SIKUR FLITET PER BAGETI DHE JO NJEREZ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë