Domate të kalbura, oriz, kokoshka dhe çokollatë, AKU bllokon 70 ton produkte të pasigurta

Domate të kalbura, oriz, kokoshka dhe çokollatë, AKU bllokon 70 ton produkte të pasigurta

Domatet e kalbura

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit raporton se ka bllokuar 70 ton produkte të pasigurta për periudhën 1-25 tetor nga 4011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë.

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 45 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Domatet e kalbura

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 18 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dgana: 26/10/2018 09:16

    Si ka dhene aracin tregtari. Nuk duan te dine aku&dogana per shendetin e njerzeve,thjete,pun lekesh eshte...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur