Domatet, mbrojnë nga ishemitë cerebrale në tru

Domatet, mbrojnë nga ishemitë cerebrale në tru
Domatet në ditët e sotme janë cilësuar si një faktor kryesor i dietës mesdhetare dhe ka një efekt të fortë parandalues kundër formave ishemike.

Sipas një studimi nga ana e shëndetit publik të Finlandës dhe të ushqyerit, domatet janë cilësuar si përbërësit kryesorë të ushqimit tonë duke ulur më shumë se gjysmën e shanseve për të patur një goditje në tru. Dhe efekti mbrojtës është edhe më i madh për formën ishemike, për të cilat zvogëlimi i rrezikut arrin pothuajse 60 për qind. Kjo është një shifër e rëndësishme, duke pasur parasysh numrin dhe koston e kësaj sëmundjeje dhe në Itali, ku një në çdo tre minuta ka një rast dhe ku goditjet në tru janë të shpeshta dhe nuk mund të parandalohen. Shifrat, botuar në revistën Neurologji referojnë se një gjysmë kile domate në ditë është në fakt e mjaftueshme për t'i dhënë mbrojtje cdokujt.

Për më tepër, nga hetimet finlandeze, antioksidantë të tjera - të tilla si alfa dhe beta karoten, Retinol dhe tocopherol alfa – u provua të mos ketë asnjë efekt mbi rrezikun e goditjeve cerebrale. Kështu, edhe pse studimi bën thirrje për një konsum të përgjithshëm më të lartë të frutave dhe perimeve, domatet duket të jenë ushqimi më i përshtatshëm për ata që kanë një rrezik të rritur të kësaj sëmundjeje si, hipertensionit të përcaktuar, mbipeshës ose një trashëgimi familjare të kësaj sëmundjeje.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt