29 ndeshje ka luajtur Granit Xhaka këtë sezon me Bayer Leverkusen në të gjitha kompeticionet. Mesfushori shokoi në verën e 2023 kur la Arsenalin pas shtatë vitesh dhe u rikthye në Bundesligë, por këtë herë për "Aspirinat".
31-vjeçari është padyshim pika më e fortë e Leverkusen, teksa djemtë e Xabi Alonsos janë ekipi i vetëm këtë edicion në Evropë që nuk kanë pasuar asnjë humbje dhe kryesojnë Bundesligën.
Javën e fundit ata fituan 3-0 kundër Bayern Munich, duke qenë skuadra më në formë dhe pranë titullit kampion për herë të parë në histori. Pak e çuditshme po të mendosh ne një nga klubet e njohura gjermane nuk e ka fituar asnjëherë titullin kampion, paçka se ka dalë pesë herë në vendin e dytë.
Me Granit Xhakën në ekip, Alonso ka një pikë përqëndimi në mesin e fushës. Shqiptari që mban shiritin e kapitenit në përfaqësuesen e Zvicrës ka bërë një sezon fantastik.
Ai është lojtari që ka vrapuar më shumë se 235 kilometra këtë sezon në fushë, ndërsa me 206 pasime të sakta, është futbollisti që mban rekordin në pesë ligat më të mira në Europë për saktësinë.
Xhaka eshte nje mesfushor i jashtezakonshem.
Përgjigju