Donald Lu: Të rinjtë faktor për një
politikë pa korrupsion e pa kriminelë

Donald Lu: Të rinjtë faktor për një<br />politikë pa korrupsion e pa kriminelë
Ambasadori Amerikan Donald Lu i ka quajtur të rinjtë shqiptare avangarda e luftës për një politikë pa korrupsion e kriminelë e një ekonomi të zhvilluar.
 
Në mbylljen e projektit “Unë dhe ti të pastrojmë Shqipërinë”, ai ju drejtua të rinjve.

Ambasadori Amerikan Donal Lu ka ftuar gjitha të rinjtë shqiptare të bëhen pjesë e përpjekjeve për një politika pa korrupsion e kriminelë e një ekonomi të zhvilluar.
 
Në mbylljen e projektit “Unë dhe ti të pastrojmë Shqipërinë”, ku u përfshinë 900 nxënës, Lu tha se janë pikërisht këta të rinj që do sjellin një Shqipëri më të mirë që të garantojë dinjitet për çdo qytetar.

Besoj se të rinjtë janë avangardë jo vetëm në lidhje me ambientin, por në përmbushjen e të gjitha ëndrrave të këtij brezi. Sigurisht janë ata që do bëjnë të mundur një botë më pastër e më të mirë për ju e për fëmijët tuaj. Por edhe politikë pa korrupsion, pa kriminelë, apo një sistem shkollimi që ofron mundësi për çdo person, dhe për një ekonomi në gjendje të krijojë vende pune e të garantojë dinjitet për çdo qytetar të këtij vendi

Projekti nisi nëntorin e viti të shkuar dhe përmes tij, u bë i mundur pastrimi nga nxënësit i disa prej zonave më të ndotura në disa qytete të vendit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron