Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka bërë një deklaratë shokuese. Ai është shprehur gjatë një takimi me mbështetës, se kush përdor armë zjarri, duhet të ndalojë zgjdhjen e Hillary Clinton Presidente të SHBA-së.
 
Ai tha se kandidatja demokrate do të shfuqizojë amendamentin e dytë, ligj i cili lidhet me mbajtjen e armëve të zjarrit.
 
“Hillary kërkon të shfuqizojë Amendamentin e Dytë,” tha ai, duke iu referuar një pjese të legjislacionit që aktivistët e të drejtave për armët pretendon se u jep atyre të drejtën të mbajnë armë.
 
"Populli i amendamentit të dytë mund të ndalojë Hillary Clinton", deklaroi ai.
 
Ka mjaftuar kjo deklaratë e Trump që të reagojë menjëherë Hillary Clinton.
 
Ja përse Trump është i rrezikshëm. Një person që synon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë të nxisë dhunën”, thuhet në reagimin e ish-sekretares së Shtetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com