Donald Trump flirton me gazetaren
irlandeze:Ç'buzëqeshje e bukur/VD

Donald Trump flirton me gazetaren<br />irlandeze:Ç'buzëqeshje e bukur/VD
 Të flirtosh teksa bën një telefonatë diplomatike në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë,nuk është aspak e zakontë, por edhe Donald Trump nuk është aspak një president i zakontë. Dhe histori të tilla flirtimi ndodhin pikërisht në Shtëpinë  e Bardhë atje ku manjati punon dhe jeton.

Teksa ishte duke komunikuar me kryeministrin irlandez, Trump ndërpret bisedën dhe i kushton vëmendje gazetares irlandeze.

Mesa duket nuk i rezistoi dot  bukurisë së saj dhe e fton t’i afrohet pranë.

“Hajde këtu, Afrohu. Nga je. Një gazetare e bukur nga Irlanda” i drejtohet Trump reporterëve.

Më pas Trump i rikthehet bisedës me kryeministrin irlandez duke i shprehur edhe simpatinë e tij për gazetaren: “Ka një buzëqeshje të mrekullueshme, vë bast që kujdeset për veten” .

Dhe në fakt presidenti Trump nuk ka faj reporterja 36-vjecare me të vërtetë është e bukur madje shpesh herë është vënë në qendër të vëmendjes për elegancën e saj.

Por një veprim i Presidentit Trump sigurisht nuk është pritur me dashamirësi dhe reagimet kanë qënë kritikuese.

Kujtojmë se manjati dikur është marrë me konkurse bukurie dhe madje gjatë fushatës presidenciale është akuzuar se ka abuzuar me disa gra.

Por një fakt i tillë nuk ka ndikuar aspak tek zgjedhjet pasi Trump sot është në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit