Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar për Fox News se ultimatumi drejtuar Iranit për arritjen e një marrëveshjeje, i parashikuar për në orën 20:00 (ora 02:00 e natës sipas orës në Shqipëri), mbetet në fuqi. “Nëse do të arrijmë në atë pikë, do të ketë një sulm si nuk e kanë parë kurrë më parë – tha Trump, duke lënë megjithatë një hapësirë – nëse negociatat do të vazhdojnë dhe do të arrihet diçka konkrete, kjo mund të ndryshojë.”


Lajmi kryesor:

Lufta, Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk pranon marrëveshje, sonte një qytetërim i tërë do të vdesë! Pakistani propozon armëpushim dyjavor