Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë

Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë

Donald Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka përshkallëzuar retorikën e tij kundër emigrantëve dhe ka shtuar fyerjet personale kundër Kamala Harrisit, gjatë një tubimi të shtunën në shtetin e Wisconsit.

Fjalimi i Trump atje iu kushtua në mënyrë të pazakontë pothuajse tërësisht emigrantëve pa dokumente.

Sipas mediave të huaja, ai pretendoi se emigrantët në SHBA janë kriminelë të dhunshëm, duke iu referuar atyre si “vrasës të ftohtë”.

Kandidati republikan për president ishte i rrethuar nga postera të emigrantëve në SHBA, të cilët janë arrestuar për vrasje dhe krime të tjera të dhunshme, dhe pankarta që shkruanin “Fund krimit të migrantëve” dhe “Dëboni ilegalët tani”.

Trump sulmoi Harrisin e cila të premten vizitoi kufirin SHBA-Meksikë për herë të parë në fushatën e saj presidenciale 2024, duke e quajtur atë “të paaftë mendërisht”.

Ish-presidenti fajësoi Harrisin dhe presidentin Joe Biden për lejimin e emigrantëve pa dokumente në SHBA, duke akuzuar disa emigrantë se duan të “përdhunojnë, plaçkisin, vjedhin dhe vrasin njerëzit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!