Donald Trump: Princi Harry nuk do të ketë mbrojtjen time në krye të Shtëpisë së Bardhë! Tradhtoi mbretëreshën

Donald Trump: Princi Harry nuk do të ketë mbrojtjen time në krye të Shtëpisë së Bardhë! Tradhtoi mbretëreshën

Ish-presidenti Donald Trump

Donald Trump tha se Princi Harry nuk do të ketë mbrojtjen e tij nëse fiton një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Duke folur në Konferencën për Aksionin Politik Konservator të shtunën, ish-presidenti tha se administrata Biden ka qenë shumë “bujare” me Harryn që kur ai lëvizi në Kaliforni me gruan e tij Meghan në vitin 2020. Këto deklarata të Trump vijnë disa ditë pasi Harry tha për “Good Morning America” se kishte konsideruar të bëhej një qytetar amerikan, duke shtuar se nuk e kishte idenë se çfarë e ndalonte.

Trump tha për “Daily Express”: “Unë nuk do ta mbroja atë. Ai tradhtoi Mbretëreshën. Kjo është e pafalshme. Ai do të ishte me të vetën nëse do të ishte për mua."

Komentet e Trump vijnë pas zhurmës kontraversale për statusin e emigrantit të princit Harry. Një Think Tank konservator argumentoi se princi nuk ka hyrë në mënyrë legale në SHBA, pasi ka pranuar në autobiografinë e tij se ka përdorur drogëra ilegale.

Në “Spare”, Harry ka pranuar se ka marrë kokainë, marijuana dhe kërpudha në rininë e tij. Duka i Suseksit tha se kokaina “nuk bëri asgjë për mua”, duke shtuar: “Marijuana është ndryshe, ajo më ndihmoi në të vërtetë. Autobiografia e tij kishte mjaft dëshmi edhe për familjen mbretërore, një prej të cilave ishte një pretendim se vëllai i tij William e ka sulmuar fizikisht.

G.K/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!