Donald Trump "vjedh" sërish Adele

Donald Trump "vjedh" sërish Adele
Këngëtarja e mirënjohur Adele ka thënë se Donald Tramp nuk ka leje që të përdorë këngët e saj në fushatën presidenciale, të cilën po ndërmerr në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe fansat e këngëtares kanë shprehur zemërimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Adele tani ka thyer heshtjen e saj dhe bëri të qartë se ajo nuk ka miratuar që këngët dhe muzika e saj të përdoret nga Trump.
 
"Adele nuk ka dhënë leje që muzika e saj të përdoret për ndonjë fushatë politik ", ka thënë një zëdhënës i këngëtares për Independent.

Favoriti republikan Donald Tramp ka luajtur vazhdimisht në mitingjet e tij këngën hit të këngëtares " Rolling in the Deep ", këtë ai e përdor edhe për të shprehur mesazhe para publikut.

Donald Trump nuk e ka herën e parë që përdor këngët e Adele pa miratimin e saj.
 
Edhe vitin e kaluar në një fjalim për të ardhmen e Amerikës që mbajti ne New York gjithashtu ka përdorur këngën Skyfall.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve